LAJMI I FUNDIT:

Pas aksidentit në Prishtinë, personat e përfshirë rrihen mes vete – lëndohen tre prej tyre

Pas aksidentit në Prishtinë, personat e përfshirë rrihen mes vete – lëndohen tre prej tyre
Foto ilustruese

Një aksident komunikacioni ka ndodhur rreth orës 17:30, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Ai ka thënë se nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit.


Tutje theksoi se tre persona të lënduar janë dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./Telegrafi.