LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Novo Sellë, nuk ka të lënduar

Aksident në Novo Sellë, nuk ka të lënduar

Për shkak të një aksidenti trafiku, sot pasdite është ndërprerë komunikacioni në të dy drejtimet në rrugën Strumicë – Novo Sellë, afër vendkalimit kufitar “Novo Sellë”.

Nga aksidenti nuk pati viktima apo të lënduar. Siç njofton zëdhënësja e SPB-së Strumicë, Aleksandra Trajanova, aksidenti ka ndodhur para hyrjes në fshatin Novo Sellë nga drejtimi i Strumicës, në të cilin janë përfshirë dy vetura.

Pak më parë LAMM-ja njoftoi se është normalizuar komunikacioni në këtë rrugë./Telegrafi/