LAJMI I FUNDIT:

Aksident mes një autobusi urban dhe kamioni në Prishtinë

Aksident mes një autobusi urban dhe kamioni në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 08:00 mes një autobusi të linjës urbane dhe një kamioni, afër mensës së studentëve në Prishtinë.

Nuk raportohet për dëme të mëdha dhe as njerëz të lënduar.

Ndërkaq, Telegrafi ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihen autobusi i linjës urbane dhe kamioni.


Telegrafi gjithashtu ka provuar të marr informacion edhe nga Policia e Kosovës, por për momentin nuk janë të qasshëm. /Telegrafi/