LAJMI I FUNDIT:

AKE: Faturë të lartë joreale për roaming kanë paraqitur 16 përqind e shfrytëzuesve

AKE: Faturë të lartë joreale për roaming kanë paraqitur 16 përqind e shfrytëzuesve

Në 16 për qind të rasteve gjatë shfrytëzimit të roamingut nga shfrytëzuesit e vendit ka pasur faturë të lartë joreale që paraqet rënie prej dy për qind në krahasim me vitin e kaluar. Shumica e personave që kanë marrë faturë të lartë për roaming konsiderojnë se ajo i referohet shfrytëzimit të bisedave (36 për qind) dhe shfrytëzimit të internetit (32), përderisa 40 për qind nuk e dinë se kujt i referohet fatura.

Këto janë disa nga rezultatet kyçe nga hulumtimi i mendimit publik nga aspekti i mbrojtjes së shfrytëzuesve të shërbimeve elektronike, zbatuar për nevojat e Agjencisë për komunikime elektronike prej datës 24 deri më 31 të muajit të kaluar në ekzemplar reprezentues prej 1.1000 të anketuarve.

Pothuajse një e pesta e të anketuarve të cilët e dinë çka është roamingu kanë dëgjuar për marrëveshjen për roaming rajonal. Prej tyre 16 për qind e kanë shfrytëzuar atë volitshmëri. Gjysma e shfrytëzuesve të roamingut rajonal, ndërkaq, konsiderojnë se ai është i lirë në mënyrë jo të konsiderueshme.


Ulje të re të çmimeve të shërbimeve në roaming mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe BeH-së do të ketë prej të hënës. Nga ajo datë çmimet do të ulen për 27 për qind, ndërsa prej korrikut të vitit 2021 do të hiqen tërësisht, në pajtim me Marrëveshjen e nënshkruar në Samitin e dytë digjital për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për fillim të procedurës për heqje të roamingut ndaj Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të AKE-së, në 12 muajt e fundit, 18 për qind e popullatës së vendit kanë shfrytëzuar roaming. Mbi një e katërta (27 për qind) e shfrytëzuesve të roamingut informohen për çmimin e roamingut në vendin fqinj. Roamingu më së shpeshti shfrytëzohet për dërgimin e SMS porosive – 78 për qind dhe për biseda – 54,8 për qind, përderisa internet në roaming shfrytëzuan vetëm 18 për qind të shfrytëzuesve të roamingut.

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori