LAJMI I FUNDIT:

Akademiku serb: Krejt kjo që po ndodhë tani është paralajmërim për njohjen e Kosovës

Akademiku serb: Krejt kjo që po ndodhë tani është paralajmërim për njohjen e Kosovës

Akademiku serb Dushan Kovaçeviq ka thënë se krejt kjo që po ndodhë rreth Kosovës, tregon se zgjidhja e kësaj çështje po i afrohet fundit.

Në një intervistë për gazetën serbe ‘Blic”, akademiku serb deklaroi se këtë vit dhe vitin e ardhshëm priten ngjarje shumë të rëndësishme.

“Ajo që po ndodh rreth Kosovës duhet të merr fund dhe po i vije fundi. Dhe kushdo që tregon interesim për Serbinë, dhe ndërkohë mendon sadopak, e sheh se po hyjmë në zgjidhjen përfundimtare”, ka thënë akademiku Kovaçeviq, përcjell Telegrafi.


“Të gjitha këto propozime që po ndodhin tani – për hapjen e linjat ajrore, hekurudhore, përfundimi i  autostradës …, sido qofshin të ambalazhuara, në thelb janë tregues i propozimit për njohjen e Kosovës”.

“Do të jetë diçka që do të ndodhë brenda një kohe shumë të shkurtër, si një ultimatum. Dhe kjo ma kujton vitin 1914 [aludon në fillimin e Luftës së Parë Botërore]”, tha akademiku Kovaçeviq.

Të përkujtojmë se më 28 korrik 1914 filloi Lufta e Parë Botërore e cila zgjati deri më 11 nëntor 1918.

Ishte konflikti i parë i madh botëror i shekullit XX, “Lufta e Madhe”, që mobilizoi 70 milionë ushtarë nga të gjitha kontinentet, shkaktoi vdekjen e 10 milionë personave dhe 20 milionë të plagosurve mes luftëtarëve, me miliona të vdekur civilë dhe rënien e katër perandorive (ruse, austro-hungareze, gjermane dhe otomane). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori