LAJMI I FUNDIT:

Ajeti: Në LDK jemi pa vendime pune, na u hakmor kryesia (Video)

Ajeti: Në LDK jemi pa vendime pune, na u hakmor kryesia (Video)

Murat Ajeti, punëtor administrativ i LDK-së, ka thënë se tash së fundi ky subjekt politik, ju ka ulë rrogat punëtorëve të LDK-së të cilët janë pjesë e administratës.

Ai ka thënë se punëtorët e administratës i kanë kthyer në staf civil dhe se ka përmbi 7 vite që nuk ju pranohet as stazhi i punës.

Sipas tij, atyre që iu kanë bërë kërkesën për rritje të rrogave, iu kanë zbrit rrogat dhe iu kanë thënë të vijnë një ditë vetëm në punë dhe ti marrin 180 euro në muaj.


Ajeti, në emisionin Rrokum Roll, ka thënë se në LDK, punëtoret femra edhe ofendohen duke dhënë edhe shembuj me vendime në dorë.

Ai ka thënë se Ismet Beqiri i ka thirr një nga një punëtorët e LDK-së në zyrën e tij në Kuvend, duke iu bërë presion për largim nga puna.

Ajeti ka thënë se gjendja në LDK kurrë nuk ka qenë më e keqe, duke shtuar se ka punëtorë të cilët punojnë qe 23 vite në këtë subjekt dhe tash marrin vetëm 180 euro.