LAJMI I FUNDIT:

Ajetet Kuranore në trupin e foshnjës

Ajetet Kuranore në trupin e foshnjës

Mrekulli apo shaka? Rusët në mëdyshje pasi ajetet nga Kurani filluan të shfaqen në mënyrë 'spontane' në lëkurën e foshnjës.

Një fëmijë është duke shkaktuar një valë të spekulimeve në Rusi pasi ajetet nga Kurani filluan të shfaqeshin në lëkurën e tij. Thëniet nga libri i shenjtë mysliman thuhet se janë paraqitur në duart, këmbët dhe stomakun e foshnjës nëntë muajshe Ali Yakubov – para se ato të largoheshin dhe zëvendësoheshin me ajete të reja. Punonjësit mjekësor rus deklarojnë se ata janë në mëdyshje për shkak të shenjave në lëkurë të fëmijës tek i cili e tëra filloi kur fjala All-llah u shfaq në mjekrën e tij në javët e para të lindjes së tij. Mjekët mohojnë se janë shenja që dikush ti ketë shkruar në lëkurën e fëmijës. Nëna e tij, Medina tha se ajo dhe burri i saj nuk ishin praktikues të Islamit deri sa shkrimet filluan të shfaqeshin në lëkurën e foshnjës.

Fillimisht ata nuk i treguan askujt për shkrimet e pasqaruara tha ajo, deri në zbulimin e tyre nga mjeku dhe imam i tyre në fshatin Tetori i Kuq i cili është një rajon me mysliman të fortë nga besimi. Tani djali është bërë një vatër e nderit mysliman në vendlindjen e tij në krahinën e trazuar të Dagestanit në jug të Rusisë i rrënuar nga lufta në Çeçeni. Ministri i pushtetit lokal Akhmedpasha Amiralaev tha: "Ky djalë është një shenjë e pastër nga Zoti. All-llahu e dërgoi atë në zonën e Dagestanit në mënyrë që të mos ketë revolta dhe tensione në republikën tonë. "

Nëna e djalit tha: "Normalisht këto shenja shfaqen dy herë në javë – të hënave dhe në netët mes të enjteve dhe të premteve. Aliu ndjehet keq kur kjo i ndodh. Ai qan shumë dhe temperatura e tij shkon lart. Është e pamundur për ta mbajtur në duar derisa kjo ndodh, trupi i tij lëvizë në mënyrë aktive kështu që ne e kemi vënë atë në djepin e tij. Është aq vështirë për ta parë atë duke vuajtur".

"Ajetet Kuranore zëvendësohen rregullisht njëra me tjetrin në lëkurën e foshnjës", tha ajo.

Imami lokal Abdullahu tha se nga parashikimet në Kuran për fundin e botës, është se do të ketë njerëz me thëniet në trupin e tyre. Ai tha se në njërën nga shenjat shkruante: "Mos i fshihni këto shenja nga njerëzit."


Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në mediat ruse dhe në internet. /dailymail/mesazhi/

Në trend Fun

Më shumë
Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Interesante
I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

Interesante
Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Interesante
Amerikani driblon topin e basketbollit me sy të lidhur dhe shënon rekord botëror

Amerikani driblon topin e basketbollit me sy të lidhur dhe shënon rekord botëror

Interesante
Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Interesante
Duket thjesht si një shtëpi e vjetër në shitje, por shikoni si duket brenda (Foto)

Duket thjesht si një shtëpi e vjetër në shitje, por shikoni si duket brenda (Foto)

Kalo në kategori