LAJMI I FUNDIT:

Airbus ja kalon Boeingut

Airbus ja kalon Boeingut

Shumë të vendosur për të treguar se pavarësisht krizës ,tregu zhvillohet, “Boeing” dhe “Airbus” kanë hapur sallonin e Farborough. Aty janë prezantuar një seri e re makinerish dhe kanë marrë pjesë disa kompani të reja, AbouDhabi, Etihad, Saudi Arabian, FlyDubai.

Kompania evropiane ka lajmëruar për shitjen e 63 aeroplanëve për afërsisht 13 miliard dollarë ndërkohë rivali i tij amerikan ka shitur 95 avionë shitja e disa prej të cilëve është porositur më herët.

Etihad ka zënë vendin e parë duke blerë 100 mjete dhe duke cuar në 205 numrin e avionëve në pronësi te tij me 43 miliardë dollarë.

Nëse Boeing nuk shton kontratat e shitjeve gjatë javës Airbus do të numëronte 200 deri në 300 shitje duke e çuar kështu në 700 numrin e mjeteve të shitura për këtë vit. Kështu ai do të arrinte objektivin e 2008 që në mes të korrikut.


Në fillim të këtij viti Airbus ka shitur 487 avionë për 6 muaj duke lënë pas Boeing me 475 avionë.

Ndryshe nga Salloni i Bourget në 2007, klientët e ketij viti janë kompani më të forta dhe vijnë nga Azia dhe Lindja e mesme.

Nëse blerësit nuk e diskutojnë cmimin ata negociojnë për kushtet e pagesës.
Prodhuesi ATR (filial i EADS dhe ALENIA), kanë shitur 5 avionë me helikë duke bërë 50 shitje për këtë vit. Ky sallon ka dëshmuar edhe njëherë se kriza nuk e dëmton tregun e avionëve dhe risitë e tij.

Kompania kanadeze Bombardier ka prezantuar serinë e re C , me 110-130 vende për të cilët ka shprehur interesim kompania Lufthansa duke porositur 60 avionë.