LAJMI I FUNDIT:

AIP: Mos publikoni lista të veteranëve deri në vendimin përfundimtar të gjykatës

AIP: Mos publikoni lista të veteranëve deri në vendimin përfundimtar të gjykatës

Agjencia për Informim dhe Privatësi iu ka bërë thirrje të gjitha institucioneve, mediave të shkruara dhe elektronike dhe qytetarëve të mos publikojnë lista me të dhënat personale të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar që nxjerrë nga organet e Drejtësisë.

“Agjencia, Agjencia për Informim dhe Privatësi, si autoriteti i vetëm i mandatar me Ligjin Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave personale, konstaton se publikimi i listave të cilat përmbajnë të dhëna personale që e identifikojnë subjektin e të dhënave në këtë fazë, pa pasur një vendim përfundimtar të organeve të drejtësisë, përbën shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ka njoftuar AIP.

Agjencia thotë se institucionet përkatëse, të cilat i kanë përpunuar këto të dhëna duhet të ndërmarrin  masat e nevojshme ligjore për të mos cenuar të dhënat e personale të individëve.


“Përpunimi duhet të bëhet duke rrespektuar parimet dhe masat  që ka përcaktuar legjislacioni përkatës për që rregullon çështjen e veteranëve dhe legjislacioni përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale”.

“Për më tepër, Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka të drejtë të përpunoj të dhëna personale të anëtarëve të saj për qëllime të qarta dhe legjitime duke ju përmbajtur parimeve të përpunimit të të dhënave, duke ndërmarr të gjitha masat e duhura organizative për ruajtjen dhe sigurinë e tyre, si dhe duke mos lejuar qasjen e paautorizuar të personave tjerë”.

Për çdo shkelje të dispozitave të këtij ligji, Agjencia ka thënë se do të ndërmarrë masat e parapara sanksionuese, respektivisht do të shqiptojë gjoba për shkelësit e këtij Ligji./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori