LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti thërret partitë e bllokut maqedonas që të arrijnë pajtueshmëri

Ahmeti thërret partitë e bllokut maqedonas që të arrijnë pajtueshmëri

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar sot në selinë e BDI-së në Tetovë me ambasadorin Norvegjez, Arne Sannes Bjørnstad, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti dhe ambasadori Bjørnstad biseduan për krizën politike në Maqedoni si dhe shtjelluan alternativat për dalje nga situata e vështirë politike, njoftojnë nga kabineti i Ahmetit.

“Ahmeti e njoftoi ambasadorin norvegjez rreth përpjekjeve intenzive të BDI-së gjatë ditëve të fundit për të arritur kompromis midis palëve në interes të shtetit. Këto ditë janë vendimtare për vendin dhe i takon tashmë partive politike maqedonase që t’i përkrahin alternativat pēr dalje nga kriza duke dëshmuar gatishmëri për përgjegjësi politike, reforma thelbësore si dhe rikthim të fuqishëm të agjendës euro-atlantike dhe mirëmbajtjes së marrëdhënieve ndëretnike.


Të vetëdijshëm që përplasja më serioze në vend tejkalon kufijtë dhe potencialet e Maqedonisë, liderët e partive më të mëdha në vend duhet ta arrijnë kompromisin menjëherë.

Kryetari Ahmeti ritheksoi që BDI do ti vijojë përpjekjet për të dalë nga kriza duke mbetur në kontakt të përditshëm me partnerët ndërkombëtar nga Brukseli dhe Washingtoni, por edhe në komunikim me partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Shkupit”, citon Portalb njoftimin nga kabineti i Ahmetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori