Partia Socialdemokrate nuk do të shkrihet në asnjë parti.Kështu tha sot kryetari i kësaj partie Shpend Ahmeti në një intervistë për KosovaPress.
PSD në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit ka dal mjaft dobët. Ajo ka garuar në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.
Kjo e fundit i ka ofruar mundësi partisë së Ahmetit por ky i fundit ka thënë se PSD nuk e ka në plan t’i bashkohet ndonjë subjekti tjetër politik.
Ahmeti po ashtu tha se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje edhe pse partia e tij doli dobët në zgjedhje.
Teksa flet rreth rezultatit të cilin e konsideron jo të kënaqshëm Ahmeti përjashton çdo mundësi që PSD t’i bashkohet ndonjë partie tjetër.
Sipas tij PSD do të rishikojë veprimet e saj në dy vitet e fundit për të parë se si të vazhdojnë tutje përpara si subjekt politik në vend.
“PSD nuk shkrihet në asnjë parti tjetër. Pra unë e kam dëgjuar zoti Haradinajn, në rregull është me mendua si Aleancë që mund të tërheqin por jo. PSD ka pasur bashkëpunim parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ende nuk i dimë rezultatet, por nuk janë të kënaqshme për neve që na bënë neve t’i rishikojmë, rimendojmë të gjitha ato që i kemi bërë në dy vitet e fundit dhe të shohim si të ecim përpara. Por natyrisht nuk bëhet fjalë për shkrirje apo bashkim me ndonjë parti tjetër”, tha Ahmeti.
Sipas kreut të PSD-së deri tek ky rezultat i dobët i PSD-së në zgjedhjet e 6 tetorit erdhi për shkak të veprimeve që i kanë bërë si parti opozitare në legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Kosovës.
Duke mos dashur ta fajësoj askënd, Ahmeti u shpreh se kjo parti për veprimet e veta u ndëshkua nga qytetari pasi u krijua bindja që PSD si parti opozitare nuk ka vepruar mirë.
“Percepsioni që kanë për mua është në rënie prej vitit të kaluar, pra ka të bëjë edhe me imazhin ka të bëjë edhe me vendimet të cilat i kemi marr secili prej neve duhet me marr përgjegjësinë. Ne vazhdojmë të mendojmë se kemi vepruar si opozitë racionale kemi menduar për shtetin për interesat e shtetit, ato që i kemi thënë ne do të bëhen tash sepse edhe tash qeveria e ardhshme po flet për dialogun bashkë me opozitën, pra nuk hyjnë në dialog me Serbinë pa opozitën, pra janë ato të cilat i kemi thënë tërë kohën. Megjithatë e kemi paguar një ndëshkim nga qytetarët dhe këtë duhet ta pranojmë nuk kemi çka të themi. Tash mund ta analizojmë unë mund të them se nuk është faji tek unë, është faji tek tjetër kush, tek Aleanca, është faji tek vendimi për buxhetin krejt janë këto pjesë nuk mendoj që ka një faj apo dy, mirëpo u krijua bindja që PSD nuk ka vepruar mirë dhe prej asaj bindje ka ardhur rezultati i zgjedhjeve ku jemi ndëshkua për ato veprime”, tha Ahmeti.
I pari i PSD-së derisa tha se nuk do jap dorëheqje në këso situatë të vështirë që ndodhet partia që kryeson ai, shprehu gatishmërinë që të lëshojë rrugë në parti me qëllim të ecjes përpara të PSD-së.
“Nuk e kam fort në personalitet me ik kur është më së vështiri, pra më së lehti tani është me dhënë dorëheqje dhe me thënë ‘ bëni çfarë të doni ju se unë e përfundova me timen çka pata’. Pra dua një diskutim racional iu kemi thënë të gjithë anëtarëve nuk dua të ik nga asnjë përgjegjësie, nuk jam duke ikur sepse është vështirë, por jam i gatshëm me u ul në rendin e dytë, tretë të katërtin në qoftë se mendojmë se kjo është rruga përpara ashtu kështu unë i kam premtimet që duhet t’i përfundoj në mandatin e Prishtinës” , tha Ahmeti.
Kujtojmë që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit koalicioni AAK-PSD u renditën si subjekti i katërt në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së.
Sipas këtyre rezultateve PSD rrezikon të mbetet pa asnjë deputet në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës, dhe se si mundësi që kjo parti politike të jetë e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës është përmes Natyra Kuçit, e cila ende nuk dihet se a ka arritur t’i marr votat për të qenë deputete e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhduket në mënyrë misterioze 49-vjeçari në Ksamil, rrobat i gjenden në breg të detit

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Filkov: Tani është momenti që BE të tregojë lidership të vërtetë dhe vullnet politik për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa