LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Nga 17 marsi Prishtina do të ketë ujë 24 orë në ditë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se kryeqyteti i Kosovës nga pjesa e dytë e marsit do të ketë 24 orë ujë.

Këtë deklaratë ai e ka bërë pasi ka vizituar Fabrikën e re të ujit.

“Në pjesën e dytë të marsit 2017 Prishtina do të ketë 24 orë ujë. Sot vizituam punët përfundimtare në Fabrikën e re të Ujit dhe fabrika është gati që pas datës 17 Mars të lëshohet në testim dhe deri në fund të muajit shumica e kryeqytetit do të ketë 24 ORË UJË”, ka shkruar ai në Facebook.

Ahmeti thotë se me fabrikën e re të ujit dhe ndërrimin e pjesës më të madhe të gypave në Prishtinë është përmirësuar dukshëm inkasimi.

Këtë njoftim, Ahmeti e ka vlerësuar si ndër lajmet më të mira për kryeqytetin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Kalo në kategori