LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Në BDI po zhvillohet debat konstruktiv për formimin e qeverisë së re

Ahmeti: Në BDI po zhvillohet debat konstruktiv për formimin e qeverisë së re

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka zhvilluar sot në Shkup një takim pune me Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Christine Althauser, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti dhe Ambasadorja e Gjermanisë diskutuan për gjendjen në vend dhe prospektet e krijimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve.

Ahmeti vlerësoi që zgjedhjet e 11 dhjetorit ishin të besueshme, demokratike dhe rezultati u pranua nga të gjithë pjesëmarrësit si dhe komuniteti ndërkombëtar.Ai shpjegoi edhe opsionet mbi të cilat në BDI po zhvillohet debat i hapur dhe konstruktiv a ato përfshijnë koalicion me OBRM-në, me LSDM-në, koalicion të gjerë politik qeverisës, të mbeturit në opozitë si dhe përsëritja e zgjedhjeve.


Në takim është biseduar edhe për bazën e gjerë të konsultimeve që po zhvillon, jo vetëm në parti, vend e rajon, por edhe në qendrat kryesore të vendosjes mbi situatën në të cilën gjendet vendi përballë nevojës për formim të qeverisë, por edhe përballë zhvillimeve gjeopolitike.

Kryetari Ahmeti theksoi nevojën e përkrahjes gjermane për integrim euroatlantik dhe për zhvillim të reformave në vend duke theksuar që gjuha shqipe, reformat sistemore dhe integrimi në NATO dhe BE mbeten prioritete absolute dhe të panegociueshme për BDI-në. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori