LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Gara se kush do t’i marrë meritat për liberalizimin e vizave, banale

Ahmeti: Gara se kush do t’i marrë meritat për liberalizimin e vizave, banale

Gara se kush do t’i marrë meritat për rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, sipas analistëve kosovarë do të jetë e fortë në mes partive që janë pjesë e pushtetit.

Analisti Arben Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se sikur për çdo proces tjetër të deritanishëm, edhe për liberalizimin e vizave pati një garë banale.

“E kemi parë fillimisht se si ministri Çollaku i parapriu datës, më pas e pamë presidentin, që fare nuk i takon kjo punë, tek tregonte data. Pastaj një konferencë të kryeministrit ku nuk deshi ta lë ministrin të flas, por ai e morri fjalën”, ka thënë ai.


Sipas tij, në radhë ishte një takim falënderues i presidentit, dhe një mesazh urimi nga ana e tij drejtuar qytetarëve, gjë që ishte krejtësisht e pakuptimtë.

Ai ka theksuar se këto përpjekje banale ndodhin në vendet ku nuk ka shumë suksese, dhe ku politikanët sipas tij, janë të etur për të përvetësuar atë pak sukses, në mënyre që ta prezantojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Çuditërisht kësaj here pati garë të përvetësimit të meritave për rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, edhe në Brukesl, ndërmjet kryediplomates Mogherini dhe komisionarit Avrampoulos, pasi njoftuan se sot do të qëndronin në Kosovë që të dy. Kjo sepse edhe BE-ja për shkak të problemeve të saja nuk është që prodhon çdo ditë lajme që i gëzon shtetet që presin integrimin”, ka shtuar Ahmeti. /Telegrafi/