LAJMI I FUNDIT:

AGPK-ja shpalli më të mirët e 2008-s

AGPK-ja shpalli më të mirët e 2008-s

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ka dhënë çmimet vjetore për gazetari për vitin 2008.

Çmimi për gazetarin më të mirë të vitit 2008 u është dhënë 2 gazetarëve: Xhemajl Rexhës, gazetar i Kohavision-it dhe Milaim Shefkiu, gazetar i agjencisë së lajmeve “Kosova Live”.

Ndërkaq, gazetarja Lindita Fetiu, ka marrë shpërblimin për storien më të mirë të vitit të kaluar për emisionin “Lufta në foto”, në kuadër të emisionit “Cosmo”, në KTV.

Çmimi për shkrimin më të mirë për gazetari të shkruar i ka shkuar gazetarit të “Zëri”-t Faik Hoti, kurse korrespondenti më i mirë është zgjedhur Musa Sabedini.


Derisa çmimi për fotografinë më të mirë të vitit të kaluar është shpërblyer fotografja e gazetës “Zëri”, Laura Hasani. /ktv/