LAJMI I FUNDIT:

Agim Çeku prej sot drejton Partinë Socialdemokrate

Agim Çeku prej sot drejton Partinë Socialdemokrate

Prej sot Partia Socialdemokrate e Kosovës do të jetë nën drejtimin e ish-kryeministrit Agim Çeku. Në një konferencë për gazetarë Çeku tha se PSDK-ja do të jetë parti e cila do të punojë për ndërtimin e shtetit të Kosovës, me prioritet të veçantë zhvillimin e shoqërisë kosovare si dhe integrimin në familjen evropiane.

Këshilli drejtues i Partisë Socialdemokrate ka zgjedhur unanimisht që Agim Çeku të jetë drejtues i kësaj partie. Ish-kryeministri Çeku ka deklaruar sot se ai do të përkushtohet në ndërtimin e Kosovës, me theks të veçantë në përkujdesjen dhe krijimin e kushteve më të mira për shoqërinë kosovare.

Duke folur për prioritetet e tij si kryetar i PSDK-së, Çeku tha se solidariteti, toleranca, partneriteti dhe integrimi do të jenë objektivat e tij nën drejtimin e partisë. i ka thënë se nuk do të kërkojë nga partitë politike që të bashkohen me PSDK-në, por nuk e ka mohuar mundësinë e bashkimit me partinë ORA, pasi e vlerëson se ka një program të afërt me PSDK-në.

Sa i përket marrëveshjes së nënshkruar me PDK-në, Çeku ka thënë se PSDK-ja është parti parlamentare e jo qeveritare dhe se nuk do t’i shërbejë interesave të asnjë partie tjetër. /rtk/