LAJMI I FUNDIT:

AFP: Shpallja e statusit final të Kosovës, pas zgjedhjeve në Serbi

AFP: Shpallja e statusit final të Kosovës, pas zgjedhjeve në Serbi

Varianti më i mirë për pavarësinë e Kosovës dhe që mbështetet nga ndërkombëtarët, është shpallja e statusit final pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Kështu shkruan agjencia franceze e lajmeve AFP, sipas së cilës, diplomatët kanë skicuar planin e mundshëm.

Sipas parashikimeve, zgjedhjet presidenciale në Serbi do të zhvillohen me 20 janar edhe nëse në rrethin e parë nuk do të ketë fitues, atëherë zgjidhja do të jepet në rrethin e dytë më 3 shkurt.

Menjëherë pas kësaj, në agjendën e perëndimit thuhet se, në periudhën shkurt-maj 2008, Kosova do ta shpallë pavarësinë, mbështetur edhe nga SHBA-të si dhe shumica e shteteve evropiane, shkruan midis tjerash agjencia franceze e lajmeve AFP. /rtv21/