LAJMI I FUNDIT:

Aeroport, funksionalizohet bordi i ri

Aeroport, funksionalizohet bordi i ri

Kryetari i ri i Bordit të Drejtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), Bekim Jashari, ka pranuar sot zyrtarisht detyrën e re, pas emërimit në këtë funksion nga Qeveria e Republikës së Kosovës, të mërkurën e javës së kaluar.

Pranim-dorëzimi i detyrës është bërë nga Avni Jashari, kryesues i deritanishëm i mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve të ANP dhe në prani të menaxhmentit të kompanisë Agron Mustafa, drejtorit menaxhues dhe Nexhat Kryeziu, Drejtor Financiar.

Kryetari i ri i bordit Bekim Jashari, është njoftuar me proceset, procedurat, rregulloret dhe I është dhënë kopja nga procesverbalet e deritanishme që prej mbledhjes së parë e deri tek e fundit.

“Falenderoj Avni Jashari për punën e tij të deritanishme. Ai më njoftoi për mbarëvajtjen e punëve deri tani në ANP. Si kryetar i ri i bordit të ANP-së së bashku me anëtarët e tjerë të bordit dhe me menaxhmentin e kompanisë do të punojmë me korrektësi dhe me sinqeritetin më të lartë që Aeroporti Ndërkombëtar I Prishtinës dita ditës ta rrisë imazhin dhe të jetë shembull për të gjitha kompanitë e tjera publike në Kosovë”, tha kryetari i ri i Bordit të ANP-së, Bekim Jashari.


Nje pikë tjetër që është diskutuar në vecanti është ka qenë dhe ana financiare dhe rezultatet positive për 6 mujorin e parë të këtij viti.

"Falenderojmë kryesuesin e mbledhjeve të gjertanishëm Avni Jashari për punën e tij të palodhshme dhe përkrahësin më të madh të të gjitha ndryshimeve fondametale pozitive që ANP ka arritur deri më tani. Njëkohësisht I shprehim mirëseardhje kryetarit të ri z.Bekim Jashari dhe besoj që me bahkëpunimin e ngushtë të ndërsjelltë dhe përkrahjen e tij si Kryetar I Bordit të Drejtorëve dhe anëtarëve tjerë të Bordit do arrijmë të ndryshojmë dhe përforcojmë qasjen e re të Aeroportit e cila bazohet në orientimin ndaj konsumatorit"- tha Agron Mustafa Drejtori Menaxhues i ANP-së.Mbledhja e parë e Bordit të ri të ANP pritet të mbahet gjatë ditëve të ardhshme.

Bekim Jashari është anëtar i familjes së shquar të Adem e Hamzë Jasharit.

/Telegrafi/