LAJMI I FUNDIT:

Adelina Ismaili vjen me një reagim drejtuar këngëtarit Arif Vladi

Adelina Ismaili vjen me një reagim drejtuar këngëtarit Arif Vladi

Artistja e njohur e skenës shqiptare, Adelina Ismaili, në një nga intervistat e fundit që realizoi me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn, komentuan edhe për këngën “Marshi i UÇK-së”, e interpretuar nga këngëtari Arif Vladi.

Për këtë të fundit, Ismaili deklaroi se u pagua për të bërë një interpretim të tillë.

Megjithatë, Vladi iu kundërpërgjigj Adelinës dhe në reagimin e tij shtoi se do e paraqesë në gjyq, nëse nuk tregon se kush e ka paguar.


Reagimi i Arif Vladit ndaj Adelina Ismailit (Foto: Facebook)

Sido që të jetë, këngëtarja e mirënjohur ka bërë një tjetër reagim ditën e sotme (e martë) duke e pyetur nëse i ka paguar taksa Kosovës në koncertet që lajmëroheshin si humanitare.

Adelina thotë se Arif Vladi u pagua për ta kënduar marshin e UÇK-së, reagon këngëtari
Lexo po ashtu Adelina thotë se Arif Vladi u pagua për ta kënduar marshin e UÇK-së, reagon këngëtari

“Mirëmëngjes Arif Vladi. A po don gjyq me mua? A i ke paguar taksa Kosovës kur je paguar në koncertet që lajmëroheshin si humanitare? Zvicrës? Gjermanisë? Etj. Ky është vetëm fillimi. Ju duhet të qëndroni me emisionin Tete a tete, për të kuptuar se kush vërtetë jeni. Vërtet ka kaluar koha kur keni shkelur mbi njerëzit e mirë, kur keni shitur të shenjtën”, ka shkruar ai.

Adelina Ismaili (Foto: Instagram)

Adelina ndërkohë që disa javë filloi me emisionin e saj të ri, e cila njëherësh ka bërë një tërheqje prej një kohësh nga muzika. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Kalo në kategori