Bumi turistik që përballoi dhe vazhdon të ketë ende Vlora, duket se ka reflektuar edhe në të ardhurat financiare, jo vetëm të subjekteve dhe punonjësve të përfshirë, por edhe sa i takon mbledhjes se të ardhurave dhe tatimeve fiskale nga drejtoria e tatimeve të Vlorës.
Drejtori Sokol Kananaj në një prononcim për Top Channel pohon rritjen e ndjeshme të mbledhjes së tatimeve, shoqëruar kjo edhe me rritje të subjekteve të shërbimit dhe akomodimit, punësimeve por edhe nivelit të pagave.
“Mund të themi se ishte një vit shumë i suksesshëm, edhe se viti i kaluar. Ky vit ka qenë afërsisht 20 për qind më lart se viti i kaluar. Janë shtuar shërbimet, duke filluar që nga mjetet e vogla lundruese deri te hotelet më të mëdhenj, që kanë shtuar dhomat”.
Këtë vit, tatimet kanë evidentuar dhe regjistruar edhe një numër të konsiderueshëm apartamentesh, që operonin me klientë në platformat digjitale, ndërsa të ardhurat pritet të ketë rritje të mëtejshme pasi sezoni dhe fluksi i turistëve vijon të jetë ende i lartë.
Vlora tashmë nuk ka sezon turistik tre mujor, por edhe më tej. Kreu i operatorëve turistik të jugut, Vasil Bedinaj shprehet se qyteti i Vlorës i ka kapur pritshmëritë, duke qenë më lart se vitin e kaluar në 25%.
“Kemi pasur një sezon të suksesshëm, pavarësisht me filloi me problematike. Vlora mund të themi që i ka kapur pritshmëritë. Më kryesorja është se Vlora rezulton i vetmi qytet që ka më pak ‘review’ negative sa i takon abuzimeve me çmimet apo edhe shërbimin e dobët”.
Duke patur parasysh shqetësimet më në jug të vendit dhe pikërisht në Sarandë apo dhe në Ksamil, ku bizneset duke përfituar nga fluksi i madh kanë abuzuar me çmimet, ai i bën thirrje të gjithë bizneseve që operojnë në turizëm të vijojnë punën që kanë nisur dhe mos të abuzojnë me çmimet edhe pse jemi në shtator dhe fluks turistësh vijon të këtë.
Gjithashtu Bedini shprehet se nga 30% e turistëve që kanë qenë në hotele 70% e tyre kanë qenë të akomoduar në brendësi të qytetit të Vlorës, për shkak të fluksit të lartë. Me këtë fluks që ka qenë këtë vit, por dhe me rritjen e tyre nga viti, në vijim apo dhe me ndërtimin e aeroportit, lind nevoja që të shtohen hotelet në Vlorë, pasi ardhja e tyre kërkon dhe kapacitet të mjaftueshme hotelerie.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës