LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku zhvillon takim virtual me Kongresin Panshqiptar Amerikan

Abdixhiku zhvillon takim virtual me Kongresin Panshqiptar Amerikan

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me Teuta Sahatqija, kanë mbajtur një takim virtual me Kongresin Panshqiptar Amerikan PAAC.

Sipas njoftimit, Abdixhiku vlerësoi rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të lobit shqiptaro-amerikan në kultivimin dhe thellimin e raporteve ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës.

Tutje thuhet se diskutoi në veçanti për kërkesat, propozimet dhe zotimet e anëtarëve të Kongresit Panshqiptar Amerikan.


Ai u zotua për një koordinim të ngushtë dhe të rregullt me PAAC për temat e politikës së jashtme me departamentin përkatës duke përcaktuar pikën e përhershme të kontaktit dhe i ftoi në vizitë në Kosovë.

Në emër të PAAC, Lushi falënderoi kryetarin Abdixhiku për konstruktivitet në formimin e institucioneve dhe në çështjet madhore për shtetin e Kosovës.

Po ashtu ofroi mbështetje të fuqishme për kryetarin Abdixhiku dhe LDK-në.

Gjatë takimit u diskutua për temat e brendshme për Kosovën, rolin dhe ndikimin në rajon, dialogun, fuqizimin e rolit të mërgatës sipas LDK-së në ekonominë e Kosovës si dhe për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit me administratën në Washington.

Në trend Lajme

Më shumë
Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

Lajme
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Kalo në kategori