LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku thotë se LDK është forca e vetme normale në vend

Abdixhiku thotë se LDK është forca e vetme normale në vend

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth mundësisë për ngritjen e një mocioni të mosbesimit nga opozita ndaj qeverisë aktuale.

Ai ka thënë se duhet t’i bashkërendojnë aktivitetet edhe me palët tjera, pasi që LDK nuk i ka 61 deputetë.

“Duhet t’i bashkërendojmë aktivitetet me palët tjera, sepse LDK-ja nuk i ka 61 deputetë, po t’i kishte 61 deputetë do ta bënim në ditën e parë”, tha ai, në emisionin Zona B të Klan Kosovës.


Mirëpo, ai përmendi dy palë zgjedhjet në të cilat kaloi Kosova vitin e kaluar, si dhe pritjen deri sa të kuptohet se kjo qeveri e ka bllokuar Kosovën dhe se është prishur me komunitetin ndërkombëtar, si momentin kur, sipas tij, LDK duhet dhënë një zgjidhje për hir të qytetarëve.

Tutje, Abdixhiku tha se LDK gjithmonë ka qenë gati për qeveri, dhe se është garanci që i lë qytetarët të flenë të qetë.

“Po besoj momentet kritike në Kosovë kanë dëshmu që LDK është forcë jo vetëm serioze por është edhe garanci që i lë qytetarët me flejtë të qetë”.

Madje, ai shtoi se në çështjet me interes madhor të Republikës, si dhe mbrojtjes së dinjitetit të vendit, ata janë të pakonkurrent.

Abdixhiku përfundoi se me gjitha zhvillimet politike, LDK po del që është forca e vetme normale në vend, si dhe e vetmja që mund të sjellë zgjidhje.

“LDK do të jetë zgjidhje e problemeve të Kosovës”, tha Abdixhiku. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori