LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku thotë se Kosova duhet t’i vendos sanksione Serbisë

Abdixhiku thotë se Kosova duhet t’i vendos sanksione Serbisë

Njohësi i çështjeve politike dhe ekonomike në vend, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas arrestimit të ish- ushtarit të UÇK-së, Hilmi Kelmendit në Serbi.

Duke i parë këto veprime të Serbisë, Abdixhiku thotë se, Kosova nuk duhet që qytetarët e saj t’i këshillojë që të mos lëvizin nëpër Serbi, por që sipas tij, Kosova duhet të vendos sanksione ndaj shtetit Serb.

“Arrestohet edhe një ish luftëtar tjetër në Serbi. Reagimi ynë, këshillim i qytetarëve, mos udhëtoni për në Serbi”, ka shkruar Abdixhiku në profilin e tij në “Facebook”.


Sipas tij, Kosova duhet të vendos sanksione ndaj Serbisë, pasi kjo e fundit po sillet si agjension turistik.

Abdixhiku thotë se, Kosova duhet të bllokojë importin që vjen nga Serbia.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Arrestohet edhe një ish luftëtar tjetër në Serbi. Reagimi ynë, këshillim i qytetarëve, mos udhëtoni për në Serbi.

Sot Kosova do të duhej të vendoste sanksione ndaj Serbisë, jo të sillej si agjension turistik.

Sot Kosova do të duhej të bllokonte secilin import, produkt e mjet që vjen këndej – nga 1 milion euro në ditë – deri sa poshtrimi që i bëhet vendit të merrte fund një herë e mirë.

Pak dinjitet s’na bën dëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori