LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku thërret në takim kryetarët e degëve të LDK-së

Abdixhiku thërret në takim kryetarët e degëve të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbaj sot një takim me kryetarët e degës së kësaj partie.

Ky takim është ftuar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.  Mbajtjen e takimit e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Takimi me kryetarët e degëve do të mbahet pasditen e sotme, ndërkaq nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutohen.

Takimi i Abdixhikut me kryetarët e degëve të LDK-së, vjen një ditë pas takimit që kryeministri Albin Kurti zhvolli me zyrtarët e PDK-së, Memli Krasniqin e Abelard Tahirin.

Kujtojmë se pjesëmarrjen në këtë takim e kishte refuzuar Abdixhiku duke thënë se ftesa për tu takuar është e vonshme.

“Në përgjigje të letrës tuaj, e konsideroj të vonuar tani që, pas tre vitesh e gjysmë në pushtet, të tentoni të gjeni një klimë bashkëpunimi kur keni shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit e kur keni mbjellë polarizim ofendues të skajshëm ndaj të gjitha partive politike tjera në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre”, kishte deklaruar Abdixhiku. /Telegrafi/