Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke komentuar takimin e thirrur nga koalicioni LAA-në, ka thënë se shpreson që kjo nismë e përbashkët e tyre të shërbejë për ndërtimin e presionit publik që refuzon kontrabandën, bllokadën e papërgjegjësinë politike.
Ai në facebook ka shkruar se shpreson që kjo shoqëri e jona të refuzojë kapjen në ditët më aktive të saj, e në ditët më të rëndësishme për Kosovën, të ndërtojë frontin anti-PDK.
“Kushtetuta e Republikës nuk është ndërtuar në frymën e bllokadës e sabotimit. Kushtetuta nuk është ndërtuar me idenë se grupe kapësish një ditë do të provojnë me çdo kusht bllokimin e gjithë Republikës për teke personale – edhe kur s’i kanë votat, edhe kur s’i pranon askush për partner. Niveli i kreativitetit për mbrapshti nga kapësit e PAN, tejkalon secilin përshkrim në secilin dokument juridik që Kosova mund të kishte ndonjëherë. Nuk ka Kushtetutë që mund të rregullojë këtë mbrapshti të tyre. Ata i kërkuan 2 orë, i morën 2 muaj, dhe sërish vazhdojnë të blejnë kohë për të ushtruar presion për kontrabandë. Do të vazhdojnë kështu pa marre e pa fije përgjegjësie deri sa kontrabanda të bëj punë. Edhe sot teksa flasim e presim, ndërmjetësues pazaresh shtrojnë votat e qytetarëve nëpër tavolinat e kafeneve. Kjo më nuk i përngjanë sjelljes prej shteti”, ka shkruar ai.
Sipas tij, sot është obligim patriotik i secilit dashamirë të Republikës që të refuzojë këtë formë të politikëbërjes.
“Ne nuk guxojmë që standardet e shitblerjes t’i pranojmë si mjete institucionale e normale. Blerja e kohës e bllokada për pazare tenderësh s’janë normale. Sot, grupi ynë parlamentar, ai i LAA-së, organizoj një tryezë për gjetje të zgjidhjes politike. Ftesës për tryezë ju përgjigjën përfaqësues të LVV, anëtarë të shoqërisë civile e nga akademia. Shpresojmë se kjo nismë e përbashkët e jona të shërbejë për ndërtimin e presionit publik që refuzon kontrabandën, bllokadën e papërgjegjësinë politike. Shpresojmë që kjo shoqëri e jona të refuzojë kapjen në ditët më aktive të saj, e në ditët më të rëndësishme për Kosovën, të ndërtojë frontin anti-PDK”, ka shkruar ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A