LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku për LVV-në: Këta e kanë keqkuptuar shtetin, 9 shkurti po vjen

Abdixhiku për LVV-në: Këta e kanë keqkuptuar shtetin, 9 shkurti po vjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar pushtetin.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se partia në pushtet ka keqkuptuar shtetin, transmeton Telegrafi.

“Kanë keqkuptuar rolet, kanë keqkuptuar përgjegjësitë, kanë keqkuptuar mbi të gjitha idenë se s’mund të sillen si kapadai! Emëruesit dhe mbrojtësit e Nagipit e Martinit, u kërkojnë llogari hajnish, besoni ose jo minatorëve të ngratë të lënë pa paga për tre muaj rresht”, thotë ai.


Tutje, ai ka thënë se pushteti ka katër vite që menaxhojnë vet me Trepçë.

“Ky pushtet ka caktuar Bordin e Trepçës! Ky pushtet ka caktuar menaxhmentin e Trepçës! Ky pushtet ka caktuar fatin pa paga të Trepçës! Përgjegjësi e plotë! Por marre nuk kanë hiç”.

Kreu i LDK-së, shton tutje “këtë arrogancë pushteti e sjellje mbajeni në mend”.

“Zgjedhjet janë afër. 9 shkurti po vjen. Kuptojeni se këta nuk njohin ndjenjën e shërbimit ndaj tjetrit sepse i shërbejnë veç vetes. Siç nuk kuptojnë se aty – me 51% – janë për udhëheqje e zgjidhje problemesh; më së paku për ofendim, poshtërim e nënshtrim të hallgjorëve”, shton mes tjerash ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Lajme
Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Lajme
Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Lajme
Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Lajme
Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

Lajme
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Lajme
Kalo në kategori