Pas marrëveshjes së AKR-së me koalicionin PAN, LDK po shihet si fajtorja kryesore e kësaj.
Për këtë, ka reaguar deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kjo është një politikë shabllone e cila fajëson për gjithçka LDK-në.
Ai numëron arsyet pse është bërë ky koalicion dhe pse LDK nuk është e përfshirë në këtë gjë.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
“Veç tek ne ndodhë që për një marrëveshje që mbanë firmat e Kadrisë, Ramushit, Fatmirit, Behgjetit e Vucicit, të mbahet përgjegjëse LDK. Politikë shabllone e fajësimit të LDK-së për gjithçka.
Po për çfarë po fajësohet LDK?
– Gjatë gjithë kohës, para fushatës, gjatë fushatës e pas saj, na është thënë e stërthënë se në fund LDK do të përfundojë me PDK-në. Ju dhamë fjalën se s’bëhet kjo kurrë, e mbajtëm atë.
– Gjatë gjithë kohës na është thënë se në fund LDK do të votojë Kadri Veselin për Kryeparlamentar e Ramushin për Kryeministër. Ju thamë sërish se s’bëhet kjo punë, po ndodhë kështu. Nuk kemi vota për PAN.
Ne sot para votuesve tanë qëndrojmë krejtësisht faqebardhë. Mund të kemi defekte, s’jemi të përsosur – por ne kemi bërë saktësisht çfarë u kemi premtuar votuesve tanë. Nuk bashkëpunojmë me PDK-në!
Ne do të donim të kishim fuqi më të madhe politike e të ndalonin këtë qeverisje të mbrapshtë të tyre, por, fatkeqësisht kaq kemi pasur besimin qytetar. Kaq vota kemi marrë. Të njëjtat po i japim kundër tyre. Ku qenka faji ynë?
Po na fajësoni për koalicion me AKR-në e pse u mundësuam atyre kalimin e pragut zgjedhor? Por a s’është kjo e njëjta parti që e lusnit për koalicion ditë e natë? A nuk i rrinit në shtëpi të njëjtës me ofertë për listë të përbashkët? A ka hipokrizi më të madhe se sa një akuzim i tillë?
Ne s’mund t’i parandalojmë pazaret e një partie tjetër. S’mund as t’u ofrojmë pazare blerëse. Puna e betejes kundër PDK e kapjes është çështje besimi; ose e ke ose s’e ke. Këta e shitën besimim e marrë. Sot na shesin moral.
E çka është kjo puna e nënshkrimeve? Njëmend po i besoni arsyetimeve patetike të AKR-së? Njëmend po i besoni se pas gjithë kësaj, sërish s’do të shkonin me ta? Nënshkrimet janë pretekste të AKR-së për të arsyetuar daljen andej.
Edhe sikur ti bënim këto nënshkrime, për të cilat kam punuar vet shumë, PAN nuk e propozonte kandidatin për Kryeparlamentar. Ishin të pavlera në një situatë absurde kushtetuese. Ne ishim bllokuar jo pse s’do të gjenim gjuhë bashkë, por sepse kapësit mbanin peng nisjen e punës së Kuvendit. Kot mblidheshim edhe kur i kishim 61 deputetë në sallë.
Ne e humbëm këtë betejë sepse pazaret e ulëta e kontrabanda triumfuan mbi etikën e të moralshmen. Por ky triumf i tyre është i shkurtë. E beteja për shkurtimin e rrugës së tyre nisë qysh sot!
Ju pëlqeu s’u pëlqeu disave, LDK do të jetë në ballë të kësaj beteje” (sic), ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi