LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Krimet e luftës nuk vjetërsohen

Abdixhiku: Krimet e luftës nuk vjetërsohen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas dënimit me 10 vjet burg të policit serb Zoran Vukotiq për shkak dhunë seksuale ndaj një gruaje shqiptare gjatë luftës në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se dënimi i sotëm duhet t’i shërbejë prokurorisë si motiv për t’i sjellë para drejtësisë secilin kriminel që sot mbetet i lirë, në mënyrë që të bëhet e qartë se një ditë dora e drejtësisë së Republikës së Kosovës do t’i gjejë.

“Krimet e luftës as nuk vjetërsohen e as nuk harrohen. Drejtësia e vonuar – edhe pas 23 vjetësh – është megjithatë drejtësi”.


“Zoran Vukotiq është i dënuari i parë në Kosovë për dhunim seksual të një gruaje shqiptare. 10 vjet burg nuk zhbëjnë vuajtjet sistematike të grave e burrave shqiptarë; porse mbesin shenjë e obligimit tonë shoqëror e historik për dëshmim të krimit si krim”.

“Dënimi i sotëm duhet t’i shërbejë prokurorisë si motiv për t’i sjellë para drejtësisë secilin kriminel që sot mbetet i lirë; e këtyre të fundit për t’u bërë të qartë që një ditë – megjithatë – dora e drejtësisë së Republikës së Kosovës do t’i gjejë”, tha Abdixhiku.

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Lajme
Kalo në kategori