LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: 24 marsi i vitit 1999 shënoj një momentum të ri për Kosovën e për përpjekjen shekullore për liri

Abdixhiku: 24 marsi i vitit 1999 shënoj një momentum të ri për Kosovën e për përpjekjen shekullore për liri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se “po bëhen 22 vjet nga intervenimi ushtarak i NATO-s mbi caqet Jugosllave; dhe kështu fillimit të fundit të vuajtjeve të popullit të shtypur në Kosovë”.

Abdixhiku thotë se 24 marsi i vitit 1999 shënon një momentum të ri për Kosovën e për përpjekjen shekullore për liri.

“Ky momentum hapi shtegun e lirisë dhe në fund të pavarësisë së vendit. Prandaj, qytetarët e Kosovës i mbesin gjithmonë mirënjohës botës perëndimore, SHBA-së me aleat, që përmes NATO-s dhanë shpresën e pritur kaherë. Këtë ditë duhet ta kujtojmë sot e përherë. Gjeneratat e ardhshme duhet ta mbajnë 24 marsin si fundament të lirisë së tyre, fundament të shtetësisë sonë”, ka theksuar ai.


Tutje, në komunikatën e Abdixhikut thuhet se “mbi dy dekada më pas, përpjekja për të ndërtuar shtetin e Kosovës, shtet të drejtë, të fortë, të dinjitetshëm vazhdon”.

“Sot vajzat e djemtë e Kosovës në uniformë ushtrojnë misione paqëruajtëse nëpër botë; dhe kjo në vete nderon të gjithë burrat e gratë e vendit dhe jashtë, që kanë bërë të mundur që 24 marsi të ndodhë.Kosova vazhdon të ndërtojë ëndrrën e saj origjinale për anëtarësim të plotë në NATO e në BE-së. Përjetësisht mirënjohës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori