LAJMI I FUNDIT:

AAK: Kosova ka nevojë urgjente për ushtrinë e saj

AAK: Kosova ka nevojë urgjente për ushtrinë e saj

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë (DPMS) brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka vlerësuar shumë pozitive dhe në kohë të duhur procedimin nga Qeveri për miratim parlamentar të tri projektligjeve bazike për krijimin e Ushtrisë së Kosovës  -Ligji për Forcën, Ligji për shërbim në Forcë dhe  Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes.

DPMS i AAK-së thotë se është i angazhuar dhe përcjellë me vëmendje zhvillimet që ndërlidhen me procesin e transformimit të FSK- së në Forca të Armatosura të Kosovës.

“Veprimet e tilla proaktive të Qeverisë, në koordimin me partnerët strategjik të FSK-së NATO-n dhe SHBA-të, po realizojnë infrastrukturën e plotë ligjore për krijimin e Ushtrisë, si komponent kryesor të sigurisë për garantimin e sovranitetit dhe paqes duke ruajtur direkt mjedisin e sigurisë në Kosovë, rajon dhe kapacitetet ushtarake për misione paqeruajtëse në botë. DPMS i AAK-së i mirëpret të gjitha angazhimet shtetërore dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë SHBA-në dhe NATO-n, për gatishmërinë në ofrimin e mbështetjes strategjike, aspekteve teknike ushtarake dhe logjistike në interes të misionit të ri të FSK-së”, thuhet në komunikatë.


Sipas këtij departamenti, nevoja që Kosova të bëhet me ushtri është tepër urgjente, gjetja e një opsioni të koordinuar formal, do të nënkuptonte zgjerimin e misionit të FSK-së deri në krijim dhe transformim të plotë.

Qeveria e Republikës të Kosovës me votë unanime ka miratuar tri ligjet bazë për transformim të FSK-së me mision dhe detyra shtesë siç është Ligji për Forcën, Ligji për shërbim në Forcë dhe Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori