A nuk mjaftojnë…!
A nuk pakan mjaftuar mira shqiptare të dhunuara para syve të familjes se tyre! A nuk paska mjaftuar sa shqiptarët akoma që i kemi të zhdukur! A nuk paskan mjaftuar miliarda dëme që i bëri Serbia, Rusia etj., Kosovës, historikisht, por edhe në luftën e fundit! A nuk mjafton se serbet në Kosove, tani në vitin 2011 jetojnë me kushte dhe respekt me të lartë se sa ata në Serbi. Ky mesazh i fundit nuk qenka mjaft argumentues për Evropën se Kosova e do një shtetësi evropiane! A nuk mjafton për shqiptarët se në kohën kur shteti i Kosovës është pa institucionin me të lartë të shtetit që të jenë vigjilent për organizim dhe unitet gjithëkombëtar. A nuk mjafton …!
Një raporti i tillë jo vetëm që është kundër shtetësisë se Republikës se Kosovës, por është një mesazh i qartë i rihapjes se temës për territorin e shqiptarëve në Ballkan. Shqiptarët gjithmonë e kanë dëshmuar vetën, sepse dinë të thonë se ne kemi dinjitet njerëzor dhe vlerësojmë lart besueshmërinë e autoktonisë. Andaj, edhe kësaj radhe do të dimë për ta mbrojtur dinjitetin e tonë dhe identitetin kombëtar. Raporte të tilla janë pritur dhe nuk do të thotë se është i fundit, por e vërteta qëndron ndryshe (…)! Kështu, ky raport do të duhej sa me parë të vërtetohej në terren dhe po që se në Kosovë paska pasur një teknologji të përsosur për bartjen e organeve njerëzore nga njëri tek tjetri, atëherë le të dëshmohet.
Por, pa dyshim vepruesi tenton t’i ndëshkon edhe vetë institucionet dhe qytetarët e Kosovës. Mirëpo, a nuk kemi të drejtë njerëzore që t’i themi avokatit Dik që ju jeni njeri pro rus, serb, sigurisht se po. Nëse dikur Tito, pastaj Millosheviqi, e futi në borxh Evropën për ta ndihmuar ish Jugosllavinë, pra duke përdorur pasurin e Kosovës, (Trepçën) për të fituar besimi për kredi, mendoj edhe sot në emër të atyre borxheve mbahet peng territori i Kosovës. Mirëpo sot jeta reale ballkanike ka ndryshuar. Kosova, shqiptarët kane tri gjera të shenjta “Biblën, Kuranin dhe luftën e UÇK-së. Këto shtylla kanë zanafillat e veta shkencore, por edhe janë të qarta për Evropën dhe botën gjithashtu, pavarësisht se duan apo nuk duan ta tregojnë të vërtetën.
Ky raport, nëse do të përfundoj pa argumente atëherë do të konsiderohet luftënxitës. Një tentim të ri për një gjenocid të ri në Ballkan, por mendoj se nuk do të përfundon vetëm me Ballkanin (…). Shqiptarët janë në një këmbë për t’u bashkuar, greket (makedanet), maqedonasit, bullgarët, rumunët (…) etj., e duan të ashtuquajturën tokën e tyre.
Andaj, po që se nuk ndalet se akuzuari lufta e UÇK-së, ky raport do të jetë mollë sherri. Mirëpo, për avokatin, a nuk paskan mjaftuar mijëra shqiptarë të vrarë dhe të masakruar në shtëpitë e tyre! A nuk pakan mjaftuar mijëra shqiptare të dhunuara para syve të familjes së tyre! A nuk paska mjaftuar sa shqiptarët akoma që i kemi të zhdukur! A nuk paskan mjaftuar miliarda dëme që i bëri Serbia, Rusia etj., Kosovës, historikisht, por edhe në luftën e fundit! A nuk mjafton se serbet në Kosovë, tani në vitin 2011, jetojnë me kushte dhe respekt me të lartë se sa ata në Serbi. Ky mesazh i fundit nuk qenka mjaft argumentues për Evropën se Kosova e do një shtetësi evropiane! A nuk mjafton për shqiptarët se në kohën kur shteti i Kosovës është pa institucionin me të lartë të shtetit që të jenë vigjilent për organizim dhe unitet gjithëkombëtar. A nuk mjafton …!
Ky raport ngrit dy çështje: Fillimin dhe nxitjen e Luftës se Tretë Botërore dhe në çështjen e dytë. Konsideroj, shtetësia duhet të ndërtohet duke komunikuar me qytetarët, pra po rikujtoj rastin e Maqedonisë më Greqinë, dhe maqedonasit për të bërë një ndryshim të kërkuar nga Evropa, ata vendosen për ta pyetur popullin, të dalin në referendum. Por, fjala e fundit e tyre ishte mjaft kombëtare dhe i thanë jo ndryshimit të identitetit të tyre.
Shtetndërtimi i Kosovës është bërë me shumë gabime historike (duke ndërtuar shumë gjera kombëtare me konkurse, kështu që të gjithë ata që kishin mundësinë ta bëjnë një gjë tillë kanë gabuar rëndë, se plis bardhi nuk e lexon gazetën, autoktoni e njeh autoktoninë). Dik Martit, pa dyshim se përkthyesit amator i kanë dhënë informacione të gabuara, informacione të cilat vërtetë kombit shqiptar janë duke i kushtuar. Andaj, një raport i tillë është edhe një mesazh tjetër që të përgatisim mësues, policë, doktorë, intelektualë, ministra të shkolluar. A do të ndodhë kjo! Raporti është një shkollë për shqiptarët. Po gjuha, kultura dhe shkenca shqiptare a mund të hyjnë në konkurrencën me dijen e shtrirë dhe të zhvilluar në botë, pa dyshim që po, sepse kemi vlera kulturore, gjuhësore (…) shkencore etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker