A mundet LDK-ja të bëhet lidere e demokratizimit (të brendshëm) partiak në Kosovë?
I. “Time aut”partiak
Zgjedhjet që po trokasin tashmë në dyert e çdo partie politike ne Kosovë, në realitet përveç nevojës se demokratizimit të brendshëm gjithsesi në agjendat e tyre partiake realisht do të duhej të fusnin si obligim edhe procesin e profilizimit ideologjik. Themi kështu, për shkak se koha e pasluftës ishte një “time aut” i mjaftueshëm për t’i analizuar, identifikuar e sidomos rishqyrtuar secila parti politike synimet e saja programore, politike, institucionale e padyshim edhe ato ideologjike në mënyrë që të përcaktohet për njërin nga profilet standarde të njohura si e djathtëtizëm, qendër apo e majtizëm.
Në ndërkohë, të gjithë e dimë që partitë politike në Kosovë akoma e kanë gogol çështjen e përcaktimit të tyre ideologjik edhe për një fakt të (pa) arsyeshëm mendoj unë, e cili ka të bëjë kryesisht me çështjen e pulsit të elektoratit dhe rrethanat shoqëroro-politike që i krijojnë proceset rreshtuese ideologjike. Së këndejmi rreshtimi i tyre i deritanishëm kah prirja për të ndjekur jo ofertën e tyre programore, por numrin e votuesve kryesisht përmes lidershipit partiak i cili ndërlidhet ose me paqen (LDK-ja) ose me luftën (PDK-ja).
Gjithashtu është fakt i njohur se të gjitha koalicionet e gjertanishme në të gjitha zgjedhjet e organizuara në Kosovë nuk ishin koalicione programore e ideologjike por para së gjithash koalicione të numrave, e për të mos thënë interesave klanore e grupore të subjekteve politike kosovare që si arsyetim të përgjithësuar përherë kanë paraqitur “interesat e Kosovës”, “momentin e ndërtimit të shtetit”, gjersa në fakt këto grupe klane mbronin privilegjet dhe favoret e tyre materiale. Këto “aleanca” të panatyrshme që i bënë gjatë gjithë periudhës së pasluftës në Kosovë, detyrimisht i ka ndihmuar dhe “frymëzuar” shumë padyshim sistemi aktual (proporcional ku forcohet lideri partiak!?) zgjedhor, po ashtu janë faktor që ndikon në këtë status quo sa i përket procesit të profilizimit, e për të cilin një herë tjetër do flasim.
II. Pse nuk ka akoma profilizim të partive politike kosovare?
Arsyet mund të jenë të ndryshme dhe të llojllojshme, por gjithsesi në këtë rrugëtim zhvillimor të natyrës së këtij procesi kanë ndikuar dhe ende ndikojnë një seri faktorësh përcaktues social e shoqërorë. Ndër këta faktorë padyshim në vija të trasha do të duhej përfillur nën: një, bindjet ende të pa profilizuara të vetë elektoratit kosovar, (që ishte shumë i varura nga rrjedhat e shtetformimit dhe “dhimbjeve” të tranzicionit të (pa) ngjarë në Kosovë): dy, interesat ende të pa identifikuara të shtresëzimit social (nuk e kemi akoma në horizont kurrizin e një shtrese të mesme që e mbanë një shoqëri normale demokratike, por i kemi dy ekstreme absurde në njërën anë një shtresë (për mos me thënë me gjuhën e Marksit) shumë të pasur dhe në anën tjetër një tjetër tejet të varfër): tre, proceset apo treguesit ekonomik (pra format e presionit social të cilat në Kosovë veç sa kanë filluar po ashtu të dalin në horizont, p.sh. tash së voni rasti i fermerëve të rrushit!) që do të determinohen edhe nga presionet shtesë të krizës globale sociale.
Pra me e thjeshtëzua edhe më tej këtë diskurs, do thënë që: në Kosovë nuk mund të themi se kemi akoma parti politike të profilizuara në kuptimin e plotë të fjalës! Dhe kjo ka ndodhë apo të paktën do të ndodhë edhe për një kohë, ngaqë: së pari, nuk kemi ndonjë artikulim të qartë të kërkesave programore (në programet aktuale partiake ka paradokse të llojit të vetë?!?) rreth ideve, ekonomisë nevojave dhe bindjeve ideologjike nga shtresat e rrezikuara sociale që përmbajnë shumicën absolute të elektoratit në formë kushtëzimi apo forme të presionit mbi partitë aktuale politike, punë kjo që do të duhej t’i takonte Sindikatave. Dhe së dyti, po ky i njëjti elektorat ka qenë i manipuluar skajshmërisht nga politikat vendor dhe sidomos ata ndërkombëtar me temën madhore të statusit politik të Kosovës! Gjë që shoqërisë Kosovare i ka kushtuar me vonesa të pa arsyeshme si të themi të përpjekjeve për të krijuar mekanizma ligjor dhe hapësirë të duhur për t’u shtresëzuar natyrshmërisht dhe pa tronditje të mëdha as politike e as sociale.
Tash, në fazat që po hyjmë qytetarët e Kosovës, pra ato dy shtresat ekstremist të papajtueshme(!) jam shumë i bindur që në agjendën e tyre do të kenë kërkesa jo të natyrës politike por gjithsesi të asaj sociale e ekonomike. Në anën tjetër, kujtojë që edhe partitë politike aktuale(por pse jo edhe ato te reja) do të bëjnë përpjekje që tu përshtatën këtyre kërkesave të reja, por që më parë ato do të duhej të demonopolizohen nga privilegjet dhe favoret (politike dhe ekonomike) që u kanë mundësuar partitë e tyre politike përmes një procesi të brendshëm të demokratizimit, gjë që vështirë që mundë të ngjajë shpejt dhe pa pasoja për ato subjekte siç janë pothuajse të gjitha partitë (LDK, PDK, AKR, AAK, LDD, etj) në skenën politike, duke mos e amnistuar këtu asnjërën prej tyre.
Por, a është e mundur të ndodhë ky proces para zgjedhjeve nacionale të viti 2011? Përgjigja jonë është e prerë, Jo! Arsyet janë të shumta, prej tyre më kryesoret do të ishin: një, mungesa e guximit të njerëzve për t’i flakin gjithë ato privilegje e favore që u ka krijuar sistemi zgjedhor dhe klanet e tyre partiake dhe dy, jo gatishmëria e tyre për t’u testuar me standardin e votës së lirë një votë një kandidat nëpër degët që në fakt janë akoma nën monopolin e grupeve dhe klaneve që nuk dëshirojnë t’i humbin favoret dhe privilegjet ekzistuese. Një lloj testimi të tillë e pret LDK-ën në zgjedhjet aktuale të brendshme dhe me siguri edhe PDK-ën së bashku me partitë tjera politike që nuk kanë mbajt Kuvendet e tyre zgjedhore. Dhe tre, bartës të këtij procesi padyshim për mendimin tim nuk mundën me qenë kuota e njerëzve që kanë backgraund dhe hipoteka të ish sistemit komunist. Është e natyrshme që proceset e reja kërkojnë si ide ashtu edhe njerëz të rinj, përndryshe historia nuk do të kishte kuptimin e ndryshimeve sociale, politike e ekonomike.
III. Absurdet programore të partive politike kosovare
Në programet dhe prononcimet e pothuajse të gjitha partive të mëdha politike në Kosovë mund të hassh fenomene dhe absurde të llojit të vetë që një eksplorues shoqërorë vështirë e ka për t’i kategorizuar në teoritë bashkëkohore politike. Askund në botën demokratike nuk mund të ndodhë që paradigma e përcaktimit ideologjik të përdoret ekskluzivisht si pretekst për të mbledhë vota nga qytetarët e vendit të tyre. Në Kosovë, p.sh. të gjitha partitë politike janë për liberalizimin e ekonomisë (nuk kam has akoma ndonjë që e kundërshton këtë trend?!) mirëpo, të qenit apo përcaktimi kah liberalizmi në ekonomi i një partie politike nuk nënkupton edhe të qenit liberal në të njëjtën kohë edhe në ideologji?! Pra, përkundrazi, nëse jeni liberal në ekonomi Juve si parti e re apo e vjetër politike, në ideologji askush nuk ua ndalon të mbroni interesat dhe ideologjinë tuaj p.sh. socialdemokrate! Bile në këto kushte dhe rrethana të varfërisë së skajshme sociale shumë më joshëse do të ishin programet dhe ofertat sociale se sa ato liberale për Kosovën. Mos të harrojmë se ndërrimi i sistemit Kosovës i ka kushtuar me mbi 70 mijë vende të humbura të punës?!
Pra, stereotipi i të qenit majtist nuk guxon të identifikohet ekskluzivisht me parametrat ideologjik, edhe për një fakt: se ne kemi sot shumë vende me ideologji majtiste (Kina që është duke shënuar ngritje rapide, ka larguar Japoninë nga vendi i dytë me standardin e ekspansionit ekonomik, është shembull më tipik i kombinimit të ekonomisë liberale me ideologjinë komuniste!) por që janë në drejtim të duhur zhvillimor kur janë në pyetjet parametrat ekonomik. Ajo çka dua të them, hipotekat dhe stereotipat për përcaktime ekskluzive duhet të flakën nga terminologjia e subjekteve politike Kosovare, sepse përcaktimi ekskluziv ideologjik nuk është ndonjë garancion për të zhvilluar vendin apo bie fjala për të hap vende të reja pune në një shoqëri moderne.
Por, nëse oponenca djathtiste (Zoti, familja, shteti, kombi, etj.) p.sh në rastin e Kosovës është shfrytëzuar për një kohë të gjatë (sikurse ka ndodhur me LDK-në) si mënyrë e vetme (ndoshta?!) e joshjes së perëndimit (faza rugoviane) dhe si një atu e suksesshme për t’i bërë rezistencë ish regjimit serb në formë të një lloj nacionalizmi të butë që e mbajti gjallë tërë kohën opinionin e brendshëm, atëherë pa mëdyshje asaj tash në rrethana tërësisht të reja dhe në një konfigurim krejtësisht të ri politik i takon të iniciojë dhe ri dëshmojë këtë përcaktim të nisur para dy dekadave me një proces të demokratizimit të brendshëm partiak, me një ofertë të re programore (nuk është e thënë të jetë tipike liberale apo neoliberale), me një statut të ri ku përfillen zgjedhjet e drejtpërdrejta me kundërkandidat, ku lejohen fushatat dhe kundërfushatat, ku garuesit në fund ia shtrijnë dorën njeri tjetrit për ‘fair play’, ku favoret dhe privilegjet e krijuara futën në peshojën për të mirën e vendit, etj.
Pra, përveç ideve, programeve, bindjeve, etj. këtij procesi i nevojitën pa dyshim edhe njerëzit që kanë kurajë qytetare të bëhen liderë të një procesi të lirë, një fryme tipike demokratike ku qytetari, pra votuesi potencial heton dhe kupton se ai përmes votës së tij mund të ushtrojë presion për ta ndryshuar për të mirë jo vetëm statusin e tyre social që thamë skajshmërisht është i rrezikuar, por edhe të ushtrojë presion që të futet standardi (demokratizimit të brendshëm) i zgjedhësit dhe i të përzgjedhurit në subjektet e tyre politike.
Por a do të mund ta instalojë këtë diskurs, jo më si nevojë por si domosdoshmëri e demokracisë së gjithëmbarshme LDK-ja (si partia më e vjetër politike në skenën politike të Kosovës), mbetet për tu parë në kuvendin që po vjen? Për mendimin tim duke i analizuar rrethanat aktuale (vetëdijesimin e elektoratit, (pa)kënaqësinë me pjesëmarrjen në qeverisje të vendit, presionet sociale që pritën të rritën, si edhe (de)faktorizimin e mekanizmave ndërkombëtar/EULEX, sidomos?!) në Kosovë gjasat janë pesëdhjetë me pesëdhjetë,…! Por ky është vetëm një opinion i bazuar empirik që në situata të reja mund të pësojë ngritje dhe rënie ngandonjëherë edhe të pajustifikueshme nëse nuk merren faktorë tjerë subjektivë e objektivë që i krijon aty për aty situata e re. Kujtojë që mendimi i opinionit të gjerë kosovarë është ai që definitivisht jap përgjigjën më të mire, sepse ata tekefundit (s)do të votojnë në zgjedhjet e 2011.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës