A janë “vendimet e detyrueshme kolektive” të BE-s, shkak apo pasojë e nacionalizmave!?
“Është detyrim i Juaj (qytetar)të qëndroni në bashkësinë e bashkuar dhe me shumicën…kur janë në pyetje vendimmarrja”
1. Pse BE-ja nuk e respekton parimin e demokracisë burimore?
Javën e kaluar pak a shume, në vija të trasha analizuam çështjen e vendimmarrjes kogja diskutabile të ngrehinës së re të shquar si (BE), ku siç kuptuam ajo nuk ishte pasojë e ndonjë mungese të theksuar të konsensusit demokratik brenda vetë anëtarëve të saj, por të para së gjithash pasojë e procesit të trashëgimisë historike të vetë shtet-kombeve të cilat me ndjenjën legjitimitetit të shkuar tradicional dhe idenë e supremacionit mbi shtet – kombet tjera (Gjermania p.sh. me Francën dhe Anglinë akoma vuajnë prej këtij sindromi megaloman!?) përpiqen pothuajse në shumicën e rasteve të imponojnë idetë dhe Projektet e tyre lidhur me arkitekturën e ardhshme të BE-s ekskluzivisht përmes disa “vendimeve të detyrueshme kolektive”, duke harruar kështu parimin fundamental të shumicës (në këtë rast vendeve dhe shteteve tjera anëtare!) dhe duke mos bë dallimin midis atyre që urdhërojnë (shtetet me kapacitete dhe demokraci te fuqishme) dhe atyre që u nënshtrohen (shtetet e vogla dhe ato që po presin anëtarësimin)!
Ky konstatim, më së miri mund të shihet në Parlamentin Evropian, ku shumica e vendimeve çfarëdo qofshin në fakt nuk vijnë si rrjedhojë dhe si rezultat i kompromiseve të stilit “pozitë – opozitë”, por si “vendime të detyrueshme kolektive”(!?) që nënkupton dyshimin se parimi i vendimmarrjes me logjikën e shumicës absolute margjinalizohet e në fakt edhe përjashtohet si një mekanizëm i njohur i demokracisë burimore dhe asaj parlamentare.
Duke qenë kështu, pra duke vepruar në shumicën e rasteve kësisoj shtrohet pyetja themelore, se: Athua Parlamenti Evropian është vërtetë një institucion demokratik shkaku se qytetarët (evropianët e rinj që më parë vijnë si shtetas të vendeve të tyre) me aktin e pjesëmarrjes fizike aty marrin kuptimin e përfaqësimit, apo ndoshta është ndonjë formë e re e paparë gjerë tani e demokracisë?
Kjo pyetje e shtruar në formë kaq dilematike, akoma edhe më tej vazhdon të mbetet diskutabile edhe për faktin se BE-ja, është ende në procesin e konsolidimit dhe konstituimit të mekanizmave vendimmarrës demokratik, të cilët dosido do ta fuqizonin idenë e idesë fillestare mbi qeverisjen demokratike, ku populli (në këtë rast qytetari) mbetet gjithnjë ai sovrani kryesor rreth të cilit sillen edhe vendimet më të rëndësishme të çfarëdo natyre qofshin ato.
Duke marrë parasysh, procesin akoma në ndërtim e sipër të mekanizmave dhe institucioneve të reja vendimmarrëse evropiane, e sidomos krizën e shfaqur financiare e ekonomike tek disa vende anëtare që kishin një status të benificuar (e që janë shumë afër bankrotit të vetë institucionit të shtetit!) nuk mund të themi se, parimi fundamental i sistemit demokratik në kuptimin e vetë burimor është duke u zbatuar në përpikëri në këtë megainstitucion.
Nëse në BE, si një institucion prestigjioz dhe me traditë të begatshme të ndërtimit të kapaciteteve dhe përvojës shekullore në kultivimin e raporteve demokratike s’përfillet parimi fundamental i demokracisë burimore pra, parimi i barazisë shoqërore –ekonomike i të gjithë qytetarëve dhe sundimi i të gjithë qytetarëve përmes përfaqësuesve të zgjedhur ( parimi dhe pushteti i të cilit bazohet në rregullën një qytetar – një votë)), ashtu siç ia dha kuptimin Revolucioni, paramendoni se çfarë mund të ndodhë bie fjala në demokracitë e reja postkomuniste, apo p.sh. në rastin e Kosovës ku elitat politike çdo të dytën fjalë e kanë: “demokraci”, “pavarësi”, “shtet sovran”, e etj?!
Në kuptimin më të gjerë ky parim në fakt nënkupton të drejtën e pakufizuar të qytetarëve të një vendi që me fuqinë e votës së tyre të lirë të sjellin ligje dhe të sistemojnë jetën e tyre publike.
2. Shteti s’ përfaqëson popullin, e as populli shtetin
Një çështje që pak a shumë sot po zgjon kërshërinë e sociologëve është edhe ai që ka të bëjë me debatet rreth dilemave se nëse mekanizmi apo demiurgu e rregullatori kryesor i raporteve apo kontratës midis qytetarit dhe qeveritarëve, përfaqëson popullin përkatësisht qytetarët apo publikun e gjerë?
Sipas Carl Schmittit, demokracia reprezentative është një formë e zbrazët përmes të cilës shumë lehtë mund të legjitimohet edhe diktatura më e vrazhdët. Por nëse demokracinë e këndvështrojmë nga prizma e etimologjisë së fjalës, pra si sundim i popullit dhe për popullin, atëherë shteti nuk e reprezenton popullin, e as populli shtetin. Nuk mund të zëvendësohet populli me shtetin e as shteti me popullin! Miti mbi popullin përherë ka shërbyer si legjitimim i shtetit, ngase ai ka pas nevojë për një arsyetim që ta legjitimojë vetë vetën. Pra, me mitin mbi popullin, si një bashkësi e pa definuar sociale, politike dhe sidomos kulturore të barabartë, është fshehur dallimi demokratik midis atyre që qeverisnin dhe atyre që ishin të qeverisur. Nëse, hiqet ky lloj dallimi apo justifikim, natyrisht që edhe demokracia si qeverisje e popullit hiqet.
Po qese në emër të sintagmës (së revolucionit borgjez) së barazisë dhe lirisë së të gjithë qytetarëve, në mënyrë ideologjike largohemi nga qeverisja e disave mbi të tjerët, si p.sh. në regjimet fashiste (të cilët lejonin vetëm pushtetin mbi sendet dhe mbi armiqtë e racës ariane), por jo edhe popullin dhe shokët klasor, atëherë nocioni i demokracisë e humbë tërësisht kuptimin e tij.
Një kuptim tjetër mbi demokracinë, gjithsesi ka të bëjë edhe me të kuptuarit e saj në mënyrë inkluzive dhe ekskluzive, që nënkupton se ajo nuk vendos vetëm kush është qytetar i ndonjë bashkësie, por edhe kush mbi kënd ushtron pushtet faktik, pra për cilat karakteristika dhe procedura demokratike të vendimmarrjes mund të flitet apo të heshtet. Pra, definicionet e ndryshme, natyrisht na çojnë edhe në përgjigje po ashtu të ndryshme
3. Nëse shteti nuk përfaqëson popullin, a mundet nacionalizmi ta bëjë këtë?
Para se ta elaboroj këtë temë interesante dhe kujtojë shumë aktuale edhe me faktin se në debate publike në Kosovë, shpesh herë po ndodhë që ky termë apo ky koncept trajtohet në vetëm në formë e jo edhe në përmbajtje. Sociologjia, këtë termë e shpjegon si një doktrinë gjithsesi politike që ka për imperativ përfundimtar procesin e vetëvendosjes së kombeve, qoftë si njësi vetëqeverisëse brenda kombeve-shtete ekzistuese, qoftë si komb shtet më vete (Ignatieff).
Si koncept kulturor, nacionalizmi padyshim që duhet të ndërlidhet me konstatimin që identitetin kombëtar padyshim e garanton kombi, kurse si koncept e herë-herë edhe si doktrinë sociale e shpesh edhe politike, ky termë nënkupton përpjekjet permanente e në momente edhe heroike të një grupi të caktuar social (që mund të legjitimohen edhe përmes procesit të zgjedhjeve, sikurse ka ndodhë dhe akoma ndodhë në shumicën e vendeve postkomuniste) për ta mbrojtur me çdo kusht, pra duke mos përjashtuar as dhunën, identitetin kombëtar.
Si produkt i shek. XVII, së bashku me procesin e formimit të shtet-kombeve, ai në fakt fuqizoi dhe madhëroi në këtë fazë të emancipimit të vendeve dhe kombeve sidomos simbolet e: gjuhës, territorit, jetës ekonomike dhe sidomos jetës politike e sociale, pastaj etnopsikologjisë ato të kulturës dhe trashëgimisë së përbashkët. Pra, atribute këto që në një mënyrë synimin për t’u bërë sovran dhe i pavarur nga hegjemonët e ndryshëm historik e jo historik që i ka përcjell shumicën e popujve të globit, në një mënyrë i mbajti gjallë dhe e bëri opsesion për shumë gjenerata (rasti i shqiptarëve të Kosovës e ilustron më së miri këtë fakt) në procesin e formimit të shtet-kombeve.
Pa u ndalur më shumë duhet cekur që ai si botëkuptim dhe si koncept i përdorshëm edhe në ditët tona, duhet dalluar nga ai i ksenofobisë dhe sidomos shovinizmi që vetëm një pe i hollë i ndanë. Andaj, nacionalizmi si doktrinë dhe si argument fuqizues i atributeve apo cilësive të lartpërmendura, është shumë vështirë të përfaqësojë popullin, edhe për një arsye thelbësore: e ajo është dinamika e zhvillimeve aktuale globale e proceseve shoqërore që botëkuptimin e këtillë mundohet vazhdimisht ta shoqërorizojë dhe anatemoj edhe me epitete më anakronike vetëm e vetëm që ta mënjanojnë nga skena e të vepruarit politik e kulturorë! Do përmendur kalimthi që sot në botë janë të njohur shumë tipe nacionalizmash, duke filluar nga ai: etnik (që njerëzit u dallon ekskluzivisht sipas prejardhjes së gjakut): social (që paradigmën kulturore, pra njëshmërinë gjuhësore dhe atë të traditës, mundohet ta ngritë në pediestal): qytetar (që fuqizon ndjenjën apo tiparet e atdhedashurisë kryesisht përmes shtetit, pra thënë më thjesht: qytetarisë, e jo gjakut, etnisë dhe kulturës).
Një tjetër tipologji, që mendojë se është interesant për lexuesit është edhe ajo që të gjithë nacionalizmat i sistemon, në:
1. nacionalizëm të bardhë (white natinalism) që sipas shumë sociologëve, ka të bëjë me lëvizjen që në fakt refuzon idealin e barazisë dhe që insiston në mbrojtjen e bërthamës së natyrës njerëzore të përcjellë përmes trashëgimisë apo hierarkisë natyrore.
2. nacionalizëm të zi (black natinalism), një lëvizje sociale tipike që manifeston procesin e pavarësimit nga ndikimi i të bardhëve në vendet ku ata diskriminohen dhe i nënshtrohen aparthejdit e segregacionit.
3. nacionalizëm kulturor (cultural nationalism), një termë që shquhet si antipod i nacionalizmit etnik, ku kombi merr cilësitë apo veçantitë e një kategorie më tepër të kulturës së përbashkët që krijohet me kalimin e kohës.
4. nacionalizmi postkolonial (postcolonial nationalism), që shërbehet kryesisht me etnosin e kombit për t’u çliruar nga kolonialistët e të gjitha llojeve.
5. nacionalizmi postkomunist (post-communist nationalism), një dukuri që kohëve të fundit akoma është gjallë dhe kryesisht udhëhiqet nga ndjenjat e pakënaqësisë sociale e politike dhe përdoret si një mjet shumë i fuqishëm për të marr edhe pushtetin në këto vende.
6. nacionalizmi teknologjik (technological nationalism), apo i shquar ndryshe edhe si nacionalizëm kibernetik, që procesin e mbijetimit të shtetkombit e ndërlidhë kryesisht me proceset dhe inovacionet në sferën e teknologjisë informative dhe:
7. nacionalizmi ekonomik (economic ntionalism), që procesin e ekzistencës dhe përparimit të identitetit shet komb e projekton kryesisht përmes proceseve dhe zhvillimeve ekonomike.
4. Pro et contra nacionalizmi ekonomik – Kosova në fokus
Ekziston një mendim (dominues!) që të flasësh për këtë koncept e për disa edhe doktrinë dhe mekanizëm tejet të rëndësishëm socio-ekonomik, në ditët tona ngandonjëherë del si një anakronizëm i llojit të vetë për dy shkaqe: njërit, i cili ka të bëjë me paragjykimin ekzistues në politikë (sidomos në vendet e tranzicionit, ku subjektet apo lidershipat që “kapën” për këtë koncept identifikohen jo rralle si me majtizëm ekstrem ashtu edhe me folklorizëm etnik!?) dhe shkakut tjetër: se me triumfin e neoliberalizmit fukujamist në vitet -90-ta, kur ra komunizmi shumica menduan se s’ka kthim prapa më në –izma! Këtë triumf apo ma mirë me thënë këtë delirium të vetëkënaqësisë së neoliberalizmit mbi komunizmin më se miri e ilustron një fjali (që me vonë do bëhet e famshme) e një përfaqësuesi amerikan në Konferencën e Bretton Woodsit, i cili me të kuptuar mbi rënien e murit të Berlinit, klithi “Ky është fundi nacionalizmit ekonomik”!
Gjithashtu, ekziston edhe një mendim tjetër (jo dominues) i cili mbrohet dhe përpiqet të shtjellohet nga këndvështrimi i dobisë dhe mobilizimit të masave të gjëra në sidomos vendet e tranzicionit që kanë probleme me rikonsolidimin e ekonomive të tyre nacionale dhe dosido janë të zhytura në varfëri dhe papunësi të paparë, e që çështjen e nacionalizmit ekonomik e përdorin apo të paktën bëjnë përpjekje ta përdorin si alibi të vetëm e të fortë në procesin e emancipimit të tyre ekonomik.
Një shembull tipik i ankorimit të këtij tipi nacionalizmi mund të themi se është Kosova me të gjitha telashet e veta të shfaqura sidomos në sferën e ekonomisë dhe asaj sociale, ku shkalla e papunësisë është aq e madhe sa që paraqet një rekord në vete edhe me faktin se varfëria e skajshme (si një parametër i njohur dhe i mundshëm i matjes së rrezikut të kolapsimit të shtetit!) është vërtetë rast sui generis, sikurse edhe vetë statusi i saj?!
Ajo çka është më shqetësuese në këtë rast ka të bëjë indiferencën dhe pa përgjegjësinë e shprehur nga ana e institucioneve ndajë kësaj çështjeje vitale për të rimëkëmbur jo vetëm shtetin, por edhe mirëqenien e qytetarëve të saj! E themi kështu, edhe për shkak se askund asnjëherë dhe tek asnjëra qeveri e gjertanishme nuk më ka rastis të shoh ndonjë elaborim më të theksuar lidhur me atë se: Çka në të vërtetë e pret Kosovën në rendin e ri botërorë?
Apo, çka do të bëhet në fakt me ne në këto procese të reja gjithnjë e më shumë globalizuese, e njëherit padyshim edhe kërcënuese? Përgjigja në këto pyetje fundamentale, natyrisht nuk duhet kërkuar tek individët që identifikojnë këto dilema, por tek institucionet përgjegjëse që kanë marr votën e publikut dhe udhëheqin vendin.
5. Cilat sfida e presin Kosovën në periudhën e integrimeve?
Duket që Kosovën, si një vend i vogël me mundësi shumë të kufizuara ofertuese ekonomike, edhe për shkak të problemeve me kufijtë, pra veriun (problemi me Mitrovicën), demokracinë e brishtë, keqmenagjimin e resurseve, korrupsionin (aferat e ndryshme), krimin e organizuar (skandalet e regjistruara), një sistem tejet të brishtë edukativo-arsimor, si edhe një papërgjegjësi e plotë për të projektuar të ardhmen e vendit, e presin kisha me thënë tri sfida të mëdha që tashmë akoma nuk janë analizuar sa dhe si duhet nga ana e ekspertëve tanë kosovar:
1. Sfida apo përvoja e vendeve dhe shteteve të vogla anekënd botës që për çdo ditë përpëlitën me problemet e mbijetesës dhe sakrificës, në vend të atyre të ekspansionit dhe mirëqenies sociale, ku përmes projekteve afatgjata ia shtojnë vetit gjasat që të hyjnë një konkurrencë gjithnjë e më pak lokale globale
2. Sfida apo përvoja e vendeve dhe shteteve që kanë hy tashmë në BE-ne, por që me vete kanë bartë problemet e trashëguara: ekonomike, sociale, politike, kulturore, etj, e që vazhdimisht kërcënohen edhe me bankrotim total të vetë shtetit dhe vendit(rasti, Bullgarisë, Rumanisë e sidomos tashmë së fundi Greqisë)
3. Sfida apo përvoja qëndrimit të kësaj dhe qeverive tjera të ardhshme, lidhur me rolin dhe vendin që do ta zë Kosova në botën gjithnjë e më të integruar: lokale, rajonale dhe globale. Sfidë kjo që njëherë për njëherë është duke u shfaqur përmes problemit të natyrës së përfaqësimit të shtetit të Kosovës, në formë të cilësimit pro et contra “Kosova Republikë”.
Nëse Kosova si shtet pretendon një ditë të bëhet anëtare e ngrehinës së cilësuar nga disa edhe si një godinë e ftohët, ku disa nga këta anëtarë të moçëm angazhohen të imponojnë vetëm qëndrimet e tyre të cilësuara si “vendime të detyrueshme kolektive”(a në fakt janë tipike: “vendime individuale…” që matën kryesisht me kandarin apo atributet e fuqisë ekonomike, apo asaj politike), atëherë kujtojë që në këto procese ajo do të shërbejë më tepër si levë dokusuritjeje, se sa ndonjë anëtarë i barabartë me të gjitha të drejtat dhe përgjegjësit që i takojnë një pjesëtari në “vendimet e detyrueshme kolektive”!
Por, nëse në këto procese hynë e unifikuar, pra si një shtet i vetëm në Ballkan që me vete s’ do bartë edhe hipotekat e ndryshme qofshin ato të natyrës: sociale, politike, ekonomike e sidomos kulturore, atëherë kujtojë që gjasat për t’u ulur dhe për të qenë një pjesëmarrës jo vetëm pasiv por një pjesëmarrës i qëndrueshëm dhe aktiv në këtë ngrehinë, duket që do të jenë më të mëdha…. Natyrisht, kjo tezë e imja kërkon analizë dhe shpjegime shumëdimensionale, në mënyrë që të merret vendimi i duhur dhe në kohë të duhur, e gjerë atëherë ekipet e lëmive të ndryshme duhet të përgatisin projektet e tyre njëherësh preliminare…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lindon-emerllahu-780x439.jpg)
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht