LAJMI I FUNDIT:

A janë të lumtur çiftet siç duken në Facebook apo pamja të gënjen?

A janë të lumtur çiftet siç duken në Facebook apo pamja të gënjen?

E pra, çiftet e lumtura që vazhdimisht postojnë në Facebook nuk janë dhe aq të lumtur sa duket. Kot nuk thonë, pamja të gënjen!

Gjithkush ka një mik që vazhdimisht poston, “Unë jam personi më me fat në të gjithë botën <3 <3 <3” dhe “e dua fëmijën tim,” dhe, “unë kam të dashurin më të mirë.” Po, ai person është super i padurueshëm për mënyrën si poston, por këta tipa njerëzish, gjithashtu mund të jenë me të vërtetë të pasigurt në lidhje me marrëdhëniet e tyre.

Ky përfundim nxirret nga një studim i ri i publikuar në Buletinin e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale në SHBA.

Studimi gjeti një korrelacion pozitiv midis ankthit të marrëdhënies dhe tendencës për të mbushur faqen e Facebook-ut të të gjithëve me fotot të titulluar me hashtag-un – #bekuar me partnerët e tyre.


Përdoruesit që ndjejnë teposhtëzën e lidhjes, gjetën vlefshmërinë në postimet në Facebook. Arsyetimi ishte i dyfishtë: Njerëzit mund të “pretendojnë” se marrëdhënia e tyre është duke shkuar mirë, dhe pëlqimet dhe komentet pozitive mund të rrisin vetëbesimin e tyre.

Në thelb, në qoftë se ata veprojnë sikur marrëdhënia e tyre është e përsosur, në fund ajo do të jetë.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i shkruani mikut tuaj duke pyetur në qoftë se çdo gjë është në rregull sa herë që ata të postojnë një foto të bukur me partnerin e tyre.

Por ato çifte që duken sikur kanë jetë të përkryer dashurore mund vërtetë të mbi dëmshpërblehen. Të paktën, ata mund t’i thonin njëri-tjetrit 10 herë në ditë se sa duheni, në vend se të postojnë në Facebook.

Kjo sigurisht nuk do t’i dëmtonte, dhe asnjë nga miqtë e tyre në Facebook nuk do të ankoheshin. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

A e dini se...
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

A e dini se...
Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

A e dini se...
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Përse na dridhen këmbët pas seksit të mirë: Mjekja ka zbuluar të vërtetën

Përse na dridhen këmbët pas seksit të mirë: Mjekja ka zbuluar të vërtetën

Këto janë 33 rekorde botërore të seksit

Këto janë 33 rekorde botërore të seksit

Lifestyle
Kalo në kategori