LAJMI I FUNDIT:

Rusia kritikohet mbi të drejtat civile

Rusia kritikohet mbi të drejtat civile

Grupi i të drejtave të njeriut, Amnesty International, thotë se të drejtat civile në Rusi kanë pësuar erozion nën presidencën e Vladimir Putinit.

Amnesty shkruan në një raport se ka një shkatërrim sistematik të të drejtave civile në Rusi. Raporti vë në dukje se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për njerëzit dhe mediat për të shprehur pikëpamje kritike.

Avokati i Popullit për të drejtat e njeriut, Vladamir Lukin, tha se vrasja e një numri gazetarësh pasqyronte gjithashtu gjendjen e tanishme të shoqërisë ruse.

Kremlini thotë se është i angazhuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe i akuzon qeveritë perëndimore se i përdorin akuza të tilla për të kufizuar ndikimin global të Rusisë.


Raporti i grupit Amnesty International vjen pesë dita para zgjedhjeve presidenciale, që kritikët thonë se nuk do të jenë të drejta. /bbc/