LAJMI I FUNDIT:

Majlinda Bregu: Ti duam gjinjtë tanë, po aq sa na i duan dhe meshkujt

Majlinda Bregu: Ti duam gjinjtë tanë, po aq sa na i duan dhe meshkujt

Majlinda Bregu ka qenë me disa kolege të saj demokrate në spital, për të ndërgjegjësuar gratë që të kryejnë kontrollin e gjoksit.

Dhe, për këtë ajo ka bërë një status në Facebook, që duket se mesazh erotik, por që në fakt është një thirrje sensibilizuese për gjithë femrat.

“Sikur gratë t’i kushtonin gjinjve të tyre po atë vëmendje që kanë burrat për to, do të jetonin më mirë
Tetori është muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit. Sot me forumin e Gruas së PD ishim në Spitalin Amerikan i cili po mbështet fushatën e LDGSH për të mundësuar falas kontrollin e mamografisë për gratë kryefamiljare dhe ato të pushuara nga puna të cilat nuk kanë mundësi ekonomike për të perballuar vizitat mjekësore”, ka shkruar Bregu.