LAJMI I FUNDIT:

Rama: Lumi Radika, shumë zhurmë për asgjë

Rama: Lumi Radika, shumë zhurmë për asgjë

Lumi Radika është bërë një nga çështjet më të debatueshme ditët e fundit, pas publikimit të lajmit se ekziston mundësia e devijimit nga rrjedha e tij, dhe se mbi të do të ngritet një hidrocentral.

Për rrjedhën e kësaj ngjarjeje, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili thotë së po bëhet shumë zhurmë për asgjë.

“Lumi Radika shumë zhurmë për asgjë! 1. S’ka projekt 2. S’ka gjasa të ketë fillim të njëanshëm 3. S’ka shans të lejojmë prekjen e interesit tonë”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Twitter.


Paraditën e sotme, grupi parlamentar i LSI-së kërkoi interpelancë urgjente me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, po për të njëjtën çështje. Në një konferencë për shtyp, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili u shpreh se transparenca dhe interesat e vendit duhet të prevalojnë mbi çdo gjë.

Pas Vasilit reagoi dhe ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri i cili u shpreh se, “nuk ekziston asnjë marrëveshje me Maqedoninë" dhe se "qeveria do të mbrojë interesat kombëtare”.

Një ditë më parë shoqëria civile dhe qytetarët e Dibrës dhe Tiranës zhvilluan një protestë përpara Piramidës në kryeqytet, kundër devijimit të lumit Radika, për ndërtimin e hidrocentralit në Fushën e Lukovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori