LAJMI I FUNDIT:

Ja ndryshimet që janë bërë në pishinën e Gërmisë (Foto)

Ja ndryshimet që janë bërë në pishinën e Gërmisë (Foto)

Ndonëse vitin e kaluar nuk ka funksionuar dhe këtë vit fillon me një muaj vonesë për shkak të renovimeve, të shtunën, më 11 korrik do të hapet pishina e Gërmisë, më e madhja në Kosovë për nga numri i vizitorëve. Këtë vit kjo pishinë ofron më tepër pastërti, ndërsa thellësia nuk kalon më tepër se 1.90 metra, për dallim prej viteve të kaluara ku thellësia ka qenë deri në 4 metra.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të kompanisë “Sport Marketing”, që menaxhon me pishinën e Gërmisë, Emrush Hyseni, ka bërë me dije se pishina do të hapet më 11 korrik dhe se vonesa në hapjen e pishinës është bërë për shkak të punimeve që janë bërë.

Ai ka thënë për Telegrafin se këtë vit vizitorëve të Gërmisë iu ofrohet më tepër pastërti dhe kushte më të mira, duke sqaruar se një ndryshim që do të vërehet nga të gjitha është se thellësia e pishinës nuk kalon më tepër se 1.90 metra, për dallim prej viteve të kaluara ku thellësia ka qenë deri në 4 metra.

“Jam i kënaqur se jeta e njerëzve do të jetë më e sigurt se që ka qenë. Jeta e njeriut është më e shtrenjtë se cilido renovim. Ndërsa, sa i përket pjesëve ndihmëse të pishinës, unë mund të them se kemi investuar në objekte sportive: fushat e tenisit; fushat e basketbollit, hapësirat gjelbëruese janë shtuar gjithashtu. Kemi kërkesa prej tash që të ketë aktivitete të rekreacionit brenda hapësirës së pishinës”, ka theksuar Hyseni.

Sipas tij, kapacitetet e pishinës ose siç preferon ta quan ai, liqenit të Gërmisë, tregojnë se kjo pishinë mund t’i pret 4000 deri 4500 vizitorë, duke shtuar se këtë sezon “do të këtë rend, qetësi dhe siguri shumë më të madhe”.

“Kemi bërë marrëveshje më të gjitha ekipet operative (shpëtimtarët, ekipet e sigurisë, ekipet e mjekësisë-ambulanca), që prej ditës kur do të hapet pishina, të jenë në gatishmëri të plotë.

Ekipi i të angazhuarve do të jetë në përbërje prej 53 personave, ku vlen të theksohet se do të jenë të angazhuar 10 zhytës profesionistë.

Hyseni ka sqaruar se pas punimeve të cilat janë bërë në parkingun e pishinës, mbi një mijë vetura do të mund të të vendosen në atë parking, duke shtuar se fluksin më të madh të vizitorëve e presin të jetë gjatë ditëve të vikendit.

“Mos të harrojmë se kjo pishinë është e dyta ne Evropë, për nga madhësia. Vetëm pishina ka 12 mijë metra katrorë, ndërsa e pishina së bashku më fushat ndihmëse, zë rreth 2 hektarë e 30 ari. Në pishinë gjatë këtij sezoni do të zhvillohen garat e notit, ku një hapësirë e veçantë do t’i ofrohet sportistëve. Hyrja për të rriturit do të jetë 2 euro, ndërsa 1 euro për të vegjlit.

Ndërsa, vendosja nëpër çadrat do të kushtojnë vetëm 50 cent. Këtë pishinë e frekuentojnë jo vetëm banorët e Prishtinës, por edhe të qyteteve tjera të Kosovës”, ka shtuar ai.

Hyseni ka theksuar se beson që Komuna e Prishtinës do të vazhdojë të investojë prapë në këtë pishinë, që së paku të rinjve t’iu ofrohet një hapësirë për relaksim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Politikë
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Drejtësi
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori