LAJMI I FUNDIT:

Belgjika “bllokon” hyrjen e shqiptarëve

Belgjika “bllokon” hyrjen e shqiptarëve

Belgjika po bllokon hyrjen e shqiptarëve në Bruksel. Prej disa ditësh shqiptarët që zbresin në aeroportin e kryeqytetit belg nuk lejohen të hyjnë në Bruksel, por shoqërohen drejt një kampi refugjatësh.

Shqiptarët, të cilët janë ndaluar në aeroport, tregojnë se kanë dokumente të rregullta dhe ndalimi i tyre është i padrejtë. Mes tyre është dhe një fëmijë katër vjeçar, i cili kishte ardhur në Bruksel për një ndërhyrje kirurgjikale në veshka, ndërsa një drejtor policie i një qarku të Shqipërisë dhe një biznesmen i fuqishëm duralumini janë larguar nga kampi pas negociatave me autoritetet belge, raporton A1Report.

“Po mbahemi pa asnjë shpjegim prej ditësh të bllokuar. Mes nesh ishte dhe një drejtor policie i një qarku, një biznesmen të cilët mundën të largoheshin”, tha Zef Tanushi nga kampi i refugjatëve në Bruksel. /Telegrafi/