LAJMI I FUNDIT:

Panariti pret shqiptarët e kthyer mbrapsht në aeroportin e Athinës

Panariti pret shqiptarët e kthyer mbrapsht në aeroportin e Athinës

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, ka pritur sot përfaqësues prej shtetasve shqiptarë, të ndaluar mëngjesin e sotshëm në aeroportin ndërkombëtar të Athinës “Elefterios Venizelos”.

Ministri Panariti dëgjoi me vëmendje shqetësimet e ngritura nga qytetarët shqiptarë, të kthyer nga autoritetet greke dhe garantoi se Ministria e Jashtme po ndjek me shumë prioritet situatën e krijuar.

Panariti sqaroi se, ka paraqitur propozimet përkatëse te pala greke për zgjidhjen e problemit të toponimeve, bazuar në praktikat e njohura ndërkombëtare për këtë çështje.


Ndërkohë, edhe kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar ministrit të Jashtëm Panariti gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë të negociohet me vendet e BE-së për heqjen e vulave të ndalimit të emigrantëve shqiptarë gjatë 20 viteve. Kryeministri tha se, "ata nuk mund të penalizohen nga liberalizimi i vizave në rastet kur janë dëbuar gjatë 20 viteve vetëm për shkelje kufiri dhe jo për vepra penale".

Siç bën të ditur Ora News, gjatë ditës së sotme autoritetet greke kanë bllokuar 14 shqiptarë në aeroportin e Athinës me pretendimin për parregullsi në pasaporta. Sipas informacioneve më të fundit, shkak për bllokimin e shqiptarëve janë bërë emërtimet e toponimeve në pasaportat e tyre.

Ditët e fundit është shfaqur përsëri problemi i shkrimit të toponimeve në pasaportat biometrike, pasi autoritetet kufitare greke kanë kthyer një numër shtetasish shqiptarë (kryesisht fëmijë) për shkak se vendlindja e tyre në Greqi është shkruar në shqip e jo në anglisht, siç kërkojnë rregullat ndërkombëtare. Kjo ka ndodhur edhe disa ditë më parë në doganën e Kakavijës, ku disa familje shqiptare, mes tyre 15 fëmijë janë kthyer mbrapsht e sërish si pretekst janë nxjerrë toponimet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori