Oferta për të blerë një sipërfaqe toke, ishte një element parësor i korrespondencës mes Zafar Ansarit - biznesmenit pakistanez, i cili donte të investonte 100 milionë euro në ndërtimin e një TEC-i - dhe kompanisë avokatore të Argita Malltezit, vajzës së Kryeministrit Berisha.
"Fillimisht nuk e dija që ajo kishte interes në shitjen e tokës të cilën më ofroi. Fillimisht më pyeti nëse dëshiroja të blija tokë dhe çfarë hapësire. I tregova se kisha nevojë për tokë ku mund të ndërtoja TEC-in. Këtë e bëra nëpërmjet një e-maili ku i shpjegoja specifikat e tokës që më duhej. Ajo më pas më informoi se toka është gati dhe se duhet të veproja shpejt në mënyrë që ta blija sepse më vonë s’do të kisha mundësi. Toka e ofruar prej saj nuk ishte e përshtatshme, pa infrastrukturën e nevojshme, shumë e shtrenjtë dhe nuk i përmbushte kërkesat e mia. E informova se ishte shumë herët të blija tokën sepse fillimisht duhet të aprovohej projekti dhe më pas të investoheshin miliona euro për blerjen e tokës. Ajo më tha se aprovomi i projektit nuk do të përbënte problem. Shitja e tokës do të ishte një mundësi e shpejtë për të bërë para. Po, kishte një presion prej meje për të blerë tokën. Pasi vendosa të mos e blija tokën mu tha se ndërtimi i TEC-it 120 megavat do të ketë probleme", ka thënë Ansari, raporton “Top-Channel”.
Në reagimin e Argita Malltezit një ditë pas intervistës së Ansarit, çështja e tokës nuk përmendet në asnjë rresht të sqarimit të saj rreth marrëdhënies mes zyrës avokatore dhe këtij biznesmeni.
Ky fakt është përdorur nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili nëpërmjet rrjetit Facebook ka postuar një planimetri dhe disa të dhëna për pronësinë e kësaj sipërfaqe toke.
“Toka është elementi tjetër kyç, në çështjen ‘Zonja 3 milionë euro’", shkruan Braçe, i cili i drejton disa pyetje Argita Malltezit, se e kujt ishte toka qe ajo i ofroi për të blerë z. Zafar Ansar?
"…E juaja? Nëse po, si u bëtë ju pronare e saj? E shtetit? Si e disponuat ju atë? E dikujt tjetër? E kujt?"
Krahas këtyre pyetje, Braçe është i interesuar të dijë nga vajza e Kryeministrit Berisha se si i bleu "Crown Aquisitions" e Damir Fazlicit, 25.030 metër katrorë toke ne fshatin “Rinia”, buzë detit, afër Porto Romanos në Durrës?
Deputeti Eduard Shalsi nisur nga faktet e bëra publike lidhur mbi rolin e vajzës së Kryeministrit në ndërmjetësimin e investimeve të huaja në Shqipëri, akuzoi për konflikt interesi të hapur Kryeministrin e vendit dhe kërkoi sqarimin e rrethanave të kësaj marrëdhënieje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës