LAJMI I FUNDIT:

Stërkaj: Do bashkëpunojë me Prokurorinë

Stërkaj: Do bashkëpunojë me Prokurorinë

Deputeti socialist, Paulin Stërkaj, i cili së bashku me deputetin tjetër socialist Tom Doshi dëshmuan të premten për 3 orë në Prokurorinë e Tiranës për 21 janarin tha se do të paraqitet në Prokurori sa herë që prokuroria ta thërrasë për ngjarjet e asaj dite.

Stërkaj tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me prokurorinë për zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit. Duke komentuar tensionin, sherret dhe grushtat e djeshëm në parlament, Stërkaj tha se nuk ka bërë asgjë të paligjshme. /Telegrafi/