LAJMI I FUNDIT:

Opozita kërkon garanci nga OSBE për zgjedhjet lokale

Opozita kërkon garanci nga OSBE për zgjedhjet lokale

Partia Socialiste ka depozituar pranë OSBE-së një dokument me tre pika të konceptuar në formën e sugjerimeve, por që në fakt duket janë kërkesa konkrete për garantimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve lokale të 8 majit.

E përditshmja Shqip raportoi të premten se kërkesat fillojnë me rikompozimin me sens depolitizues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të kaluar më pas në trajtimin e specifikuar të identifikimit të zgjedhësve dhe në fund sanksionimin e të drejtës ligjore për transparencë të plotë në përfundim të procesit elektoral.

Burime të besueshme nga OSBE, të cituara nga e përditshmja, sqarojnë se bojkoti i KQZ-së nga ana e tre anëtarëve të opozitës, akuzat ndaj kreut të institucionit Arben Ristani dhe sulmi i adresuar nga këtij institucioni e bëjnë të qartë pretendimin e PS-së për zëvendësimin e anëtarëve, por jo medoemos formulën e propozimit të tyre.

Sa i përket çështjes së dytë që ka të bëjë me identifikimin e shtetasve, PS është shprehur edhe më parë se sanksionimi i kartës së identitetit si dokument bazë për votim nuk është garanci e mjaftueshme. Për këtë arsye, socialistët pretendojnë që votuesit të japin shenjat e gishtërinjve pranë qendrave të votimit përpara se të votojnë, ndërkohë që qendrat e votimit do të jenë të lidhura me sistemin qendror duke e bërë verifikimin më të lehtë.


Kjo masë e propozuar nga socialistët nënkupton pasurimin e infrastrukturës zgjedhore me aparatet e nevojshme për të kryer procedurën e sipërpërmendur. Në lidhje me pikën e tretë, në dokumentin e depozituar pranë OSBE, PS në fakt kërkon ndërhyrje ligjore në Kodin zgjedhor aktual.

Nisur nga situata e krijuar pas zgjedhjeve të 29 qershorit, PS kërkon shfuqizimin e dispozitave bllokuese që ekzistojnë tashmë në Kodin Zgjedhor.

Gjithsesi, burimet e OSBE të cituara nga Shqip kanë thënë se këto janë kushte teknike që nuk mund të diskutohet për sa kohë palët nuk kanë arritur ende të rivendosin dialogun politik mes tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Lajme
Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Lajme
Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Drejtësi
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Kalo në kategori