LAJMI I FUNDIT:

LSI akuzon Prokurorinë për publikimin e të dhënave hetimore

LSI akuzon Prokurorinë për publikimin e të dhënave hetimore

Publikimin e të dhënave hetimore nga ana e Prokurorisë për protestën e dhunshme të 21 janarit, për LSI-në është një shkelje e hapur të ligjit procedural penal, por dhe të ligjit penal gjithashtu. Sipas Ylli Manjanit, ky është një akt i pashembullt i organeve të hetimit.

“Mbi të gjitha kjo sjellje, komprometon një sërë parimesh kushtetuese për hetimin dhe në radhë të parë komprometon parimin e prezumimit pafajësisë. Dalja e dëshmive në publik, apo e të dhënave të tjera hetimore, në kundërshtim të hapur me sa parashikon kushtetuta e vendit por dhe ligji procedural penal është në fakt një arsye e fortë ligjore që nesër në gjykim këto të dhëna, këto prova, të mos konsiderohen, dhe ky është skandali”, theksoi ai.

Përfaqësuesi i LSI-së i bëri apel Prokurorisë së Përgjithshme që të përgjegjësitë që u jep detyra shtetërore dhe të sigurojnë hetim të ndershëm, të lirë , të barabartë, të drejtë dhe mbi të gjitha të besueshëm. /Telegrafi/