LAJMI I FUNDIT:

Tre deputetë socialistë përjashtohen për 15 ditë

Tre deputetë socialistë përjashtohen për 15 ditë

Byroja e parlamentit shqyrtoi të enjten propozimin e një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për përjashtimin nga seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve të deputetëve socialistë Paulin Sterkaj, Saimir Tahiri, Armando Prenga, Dashamir Peza dhe Taulant Balla.

Byroja vendosi përjashtimin nga komisionet dhe seancat plenare për 15 ditë, duke filluar nga 14 shkurti të deputetëve: Paulin Sterkaj, Armando Prenga dhe Saimir Tahiri pas përplasjeve dhe sherreve të së enjtes në parlament.

Burime nga parlamenti thonë se byroja është e vendosur për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar funksionimin normal të parlamentit. /Telegrafi/