LAJMI I FUNDIT:

Patozi: Rama, shkaktari kryesor i 21 janarit

Patozi: Rama, shkaktari kryesor i 21 janarit

Kryetari i Grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi akuzoi të enjten në parlament kryetarin e opozitës, Edi Rama si shkaktarin kryesor të ngjarjeve të 21 janarit.

Patozi tha se Rama po luan dhe po përdor për qëllime politike katër viktimat e demonstratës së përgjakshme, që la katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Patozi nënvizoi se mazhoranca kishte shpresuar për reflektim nga ana e socialistëve pas 21 janarit, por “po e shikojmë që qenka ende herët”. “Ju vini në parlament për të vijuar 21 janarin”, tha Patozi.

Kryetari i Grupit parlamentar demokrat tha se opozita ka ardhur në parlament për të gjuajtur me gurë, “njësoj si ata para Kryeministrisë, sepse keni marrë porosi që të veproni kështu”. Patozi akuzoi opozitën se po kërkon të pengojë hetimet për zbardhjen e 21 janarit, të cilat po përparojnë për të çuar përpara drejtësisë përgjegjësit kryesorë.


Patozi reagoi gjithashtu për tabulatet telefonike, duke thënë se nuk ka arsye për tu trembur prej tyre. Debati vazhdoi me fjalën e ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi i cili tha se Edi Rama është politikani më i korruptuar. Ndërkohë deputetët socialistë iu afruan përsëri foltores së parlamentit, për të mos lejuar që të flisnin përfaqësuesit e mazhorancës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Lajme
Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Lajme
Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Drejtësi
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Kalo në kategori