LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti mban një minutë heshtje për viktimat e 21 janarit

Parlamenti mban një minutë heshtje për viktimat e 21 janarit

Parlamenti filloi të enjten një seancë plenare, në të cilën për herë të parë që nga 21 janari, po merr pjesë edhe opozita.

Seanca u hap nga kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, e cila ngushëlloi familjarët e katër viktimave dhe kërkoi hetim të plotë dhe të pavarur për ngjarjet e 21 janarit, ndërsa deputetët mbajtën një minutë heshtje për të katër demonstruesit që humbën jetën.

Kryetari i Grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi mori fjalën pas kryetares së parlamentit duke thënë se katër viktimat u vranë siç tha ai, nga dora kriminale e pushtetit.

Ruçi theksoi se atyre ua mori jetën qeveria dhe jo Zoti dhe shtoi se “kjo tokë nuk do të gjejë paqe derisa të ndëshkohen” fajtorët e 21 janarit.


Ruçi tha gjithashtu se viktimat u vranë për lirinë dhe akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Sali Berisha për korrupsion dhe përpjekje për të mbajtur me çdo kusht pushtetin, duke thënë se ai “vjedh e vret për të mbajtur pushtetin e tij të korruptuar”.

Kryetari i Grupit parlamentar socialist tha se policët dhe gardistët janë viktima të pushtetit dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit. Ruçi iu drejtua kryeministrit Berisha duke i kujtuar trazirat e vitit 1997, duke thënë se në çdo kohë që ka qenë në pushtet, u ka dhënë shqiptarëve “vetëm trazira dhe vrasje”.

Ruçi përsëriti thirrjen e opozitës që autorët të vihen para drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Lajme
Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Lajme
Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Drejtësi
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Kalo në kategori