LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e aparaturave pengon transplantet

Mungesa e aparaturave pengon transplantet

Mungesa e disa aparaturave në sallën e transplantit të veshkave në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë i ka detyruar autoritetet e shëndetësisë që t’i kryejnë ato në ambientet e spitaleve private, apo t’i drejtojnë pacientët edhe më larg në ambientet e spitaleve evropiane, raportoi të mërkurën e përditshmja Shqip.

Shefi i nefrologjisë në QSUT, Nestor Tereska tha se mungesa e aparaturave i ka detyruar mjekët shqiptarë t’i kryejnë ndërhyrjet e pacientëve të tyre jashtë dyerve të QSUT-së.

“…Unë personalisht nuk e quaj zgjidhje të plotë duke u bërë në spitalet private ose në Evropë. Presim blerjen e disa aparaturave me kosto të vogël. Defekte burokratike janë këto. Është përgjegjësia jonë, e të gjithëve”, sqaroi ai për Shqip.

Lista e pritjes së pacientëve dhe anomalitë që mund të shkaktohen nga mosnjoftimi i pacientëve që mund të zgjedhin një spital të huaj për të kryer ndërhyrjen, janë një tjetër shqetësim që ngrihet nga bluzat e bardha. Në këtë pikë, shefi i Nefrologjisë theksoi se nevojiten rregulla më të rrepta për përgatitjen e kësaj liste.


“Të kemi një listë pritjeje jashtëzakonisht të saktë. Çfarë ndodh? Në listën e pritjes, njëri shkon në Greqi, nuk lajmërohemi, njëri shkon në Itali, nuk lajmërohemi. Kjo na sjell një farë anomalie në listën tonë të pritjes,” tha ai.

Ndërkohë, burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se për vitin 2011 në pavijonin e Nefrologjisë në QSUT janë planifikuar 8 transplante veshkash. Ndërkohë që i pari, pavarësisht vështirësive të hasura u realizua të martën. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se gjatë vitit 2010 u realizuan 12 ndërhyrje të tilla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Lajme
Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Lajme
Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Drejtësi
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Kalo në kategori