LAJMI I FUNDIT:

Countryman të mërkurën në Tiranë

Countryman të mërkurën në Tiranë

Zëvendësdihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Evroazi, Tomas Countryman vjen në Tiranë të mërkurën, raportoi Ora News, duke konfirmuar lajmin nga Zyra e shtypit e Kryeministrit.

Ai do të zhvillojë në orën 14:30 një takim me kryeministrin Sali Berisha.

Ambasada amerikane sqaroi vizitën Countryman në Tiranë të mërkurën, duke thënë se anulimi i vizitës së tij në Kosovë është bërë për arsye teknike. Ambasada njoftoi se avioni me të cilën udhëtonte zyrtari i lartë amerikan nuk mundi të ulej në Aeroportin e Prishtinës si pasojë e mjegullës së dendur.


Vizita e planifikuar nga Countryman për në Tiranë të premten, do të zhvillohet të mërkurën.

Ndërkohë Berisha ka thënë të mërkurën se Shqipëria renditet në vendin me të ardhura të mëdha mbi mesataren në rajon sipas një raporti të Komisionit Evropian.
“Në raportin e KE-së thuhet se rritja e ekonomisë shqiptare ka kapur shifrën prej 4.9 për qind ndërsa vlerësohet se Shqipëria është vendi që ndjeu më pak krizën”, tha Berisha.

Sipas tij, Shqipëria në raportin e KE-së në vitin 2009, renditet e 25-ta, nga 80-ta që renditej në vitin 2006.

“Një turravrap i shkëlqyer. Shqipëria lë mbrapa 116 vende në raport me treguesin e performacës së investimeve të huaja. Po në rast se ju referohemi shifrave, në qoftë se në vitin 2006, investimet e huaja ishin 258 milionë euro, në vitin 2009 këto investime arritën në mbi 700 milionë euro. Në shkallën e pjesëmarrjes së ndërmarrjeve të huaja në ekonominë shqiptare, Shqipëria renditet lart, dëshmi kjo e një ekonomie tërësisht të hapur”, tha kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Lajme
Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Lajme
Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Drejtësi
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Kalo në kategori