LAJMI I FUNDIT:

Në Korçë nuk ka grekë

Në Korçë nuk ka grekë

Historiania Valentina Leskaj ka thënë se në Korçë historikisht ka pasur shqiptarë greqishtfolës, por asnjëherë qytetarë me etni greke. Leskaj ka kritikuar deklaratën e konsullit grek, Ikonomu, duke quajtur atë joreale.

“Deklarata është absurde dhe joreale, joreale sepse përbërja historike dhe aktuale e Korçës është shqiptare. Grekët nisin kërkesat e tyre mbi bazën e regjistrave osmanë ku regjistrimi bëhej mbi baza fetare dhe jo mbi baza etnike. Pikërisht me këto dokumente grekët u paraqitën në Konferencën e Ambasadorëve ku kërkesa e tyre u hodh poshtë nga Italia. Në Korçë ka pasur greqishtfolës, por jo grekë. Shqiptarët u mësonin fëmijëve të tyre greqisht për t’i shkolluar”, tha Leskaj, transmeton Top Channel. /Telegrafi/